Art dhe Kulture

Luciano Pavarotti, tenori që magjepsi botën. 5 kuriozitete mbi jetën e tij

Nga Gazeta Si – Sot Luciano Pavarotti do të kishte festuar ditëlindjen nëse një sëmundje e tmerrshme nuk do t’i kishte marrë jetën në vitin 2007. Por tenori i famshëm jeton ende në historinë e muzikës dhe në zemrat e fansave të tij të shumtë në mbarë botën. Në fakt, tenori italian, falë talentit dhe shkathtësisë së tij, jo vetëm që arriti ta kthente operën italiane në nivele të jashtëzakonshme, por edhe e bëri Modenën e tij qendrën nervore të muzikës ndërkombëtare. Në fakt, Pavarotti ka sjellë në qytetin emilian personalitete të shquara duke përfshirë yje ndërkombëtare dhe këngëtarë me famë botërore për koncerte të paharrueshme.

Djali i një bukëpjekësi në Modena, Itali, i cili ishte një këngëtar modest opere, Pavarotti i ri u rrit duke ëndërruar në vend që të ndiqte një karrierë si futbollist.

Që shumë i vogël i kushtohet botës së lirikës duke studiuar me tenorin Arrigo Pola dhe maestron Etore Campogaliani. Debutoi më 39 prill të vitit 1961 në rolin e Rudolfit në operën “Bohema” në sallën e operës të Rexhio Emilias. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës triumfon në shkurt të vitit 1965, me Xhon Suterlend, në veprën “Luçia” të Lamermurit.

Por shpërthimi i vërtetë mbërriti më 17 shkurt të vitit 1972, në skenën “Metropolitan” të Nju-Jorkut ku në një vepër të Donixetit lë me kuptimin e plotë të fjalës, me gojë hapur të gjithë të pranishmit falë nëntë do-ve të përsosura. I takon atij rekordi i 17 kthimeve për shkak të duartrokitjeve pas uljes së siparit. Që atëherë, emri i tij u bë i njohur edhe për publikun e gjerë falë televizionit.

Gjatë viteve ‘90 Pavarotti u kushton shumë rëndësi koncerteve në ambiente të hapura, të cilat do të transformohen në suksese madhështore. Në “Haid Park” të Londrës u grumbulluan falë tij më shumë se 150 mijë njerëz. Në qershor të vitit 1993, më shumë se 500 mijë admirues të tij u grumbulluan në parkun qendror të Nju-Jorkut, ndërsa ishin miliona ata që e ndiqnin përmes valëve të televizionit. Në shtator të po atij viti, nën hijen e kullës “Eiffel”, këndon përpara rreth 300 mijë të pranishmëve. Mes më të famshmëve nuk mund të lihen pa përmendur koncertet e “tri tenorëve”, bashkë me kolegët e tij Plaçido Domingo e Hose Karreras. Po kaq i famshëm është edhe aktiviteti intensiv në rolin e organizuesit në serinë e koncerteve “Pavarotti and friends”, eveniment gjatë të cilit (për motive bamirësie), bashkëpunoi me yjet ndërkombëtare më në zë të muzikës pop.

Për të mbajtur të gjallë kujtimin e Luciano Pavarottit, ja 5 kuriozitete në lidhje me jetën e tij.

Citimet

Falë famës së tij (dhe ndoshta edhe përmasave të tij) Pavarotti është përmendur me kalimin e kohës në shumë këngë, seriale televizive dhe madje edhe filma. Krahas citimeve, theksojmë edhe atë të Bandës së Bloodhound në “Mope”, në filmin “Një plumb i mprehtë” dhe në serialin e animuar “Futurama”.

Shitjet

Zëri i tij ikonik është i njohur në të gjithë botën dhe shitjet e albumeve të tij e dëshmojnë këtë: disqet e Pavarottit në fakt janë shitur në më shumë se 100 milionë kopje, shifra marramendëse për kohën.

Hobi

Pavarottit i pëlqente të luante burraco (lojërat më të njohura italiane me letra) ishte një adhurues i kuajve dhe kalërimit dhe ishte një tifoz i madh i Juventusit.

Himni i Mamelit

Luciano Pavarotti lindi më 12 tetor, ditën kur Republika Italiane zgjodhi himnin Mameli si himnin kombëtar në vitin 1946.

Shfaqjet

Koncertet e tij mbushën të gjitha llojet e vendeve: sheshe, teatro, amfiteatro dhe parqe. Vlerësohet se Pavarotti ka marrë pjesë në 52 recitale dhe 37 shfaqje me rëndësi ndërkombëtare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë