Një konvikt kolegji në Spanjë këtë javë qenë kryefjalë për sjelljen e disa prej studentëve të tij.
Një grup djemsh në universitetin Complutense në Madrid, shfaqen duke bërtitur drejt konviktit të vajzave dhe duke i ofenduar ato.
Prokurorët spanjollë po hetojnë klipet dhe universiteti tashmë ka përjashtuar “udhëheqësin” e djemve.
Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez kritikoi “sjelljen e pashpjegueshme, të pajustifikuar dhe absolutisht të neveritshme”.
Në një video që po qarkullon në Twitter, një student bërtiste: “Dilni nga vrimat, lepurushe. Ju jeni një tufë vajzash nimfomane”.
Politikanët në të gjithë vendin kanë dënuar menjëherë veprimet e djemve në video.
Kryeministri Sánchez tha: “Ne nuk duhet të japim asnjë justifikim për këto sjellje që me siguri nuk përfaqësojnë ndjenjën e përgjithshme të shoqërisë spanjolle”.
“Unë mendoj se është e rëndësishme që të gjitha partitë politike dhe media të shprehin një ‘jo’ të qartë ndaj këtyre sjelljeve “macho” dhe të mos bëjnë asnjë hap prapa në barazinë reale midis burrave dhe grave”.
Ministrja e Barazisë e Spanjës, Irene Montero, tha se kjo ishte prova më e qartë e nevojës për edukim mbi miratimin seksual.
“Këta të rinj duhet të mësojnë për kulturën e pëlqimit, në mënyrë që ne të ndalojmë përforcimin e kulturës së përdhunimit dhe terrorit seksual që i bën gratë objekte seksuale”.
Ndërkohë, është hapur një hetim për të vendosur nëse incidenti mund të konsiderohet si një krim urrejtjeje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



