Çmimi Nobel në Kimi u është dhënë 3 shkencëtarëve Carolyn Bertozzi, Morton Meldal dhe Barry Sharpless për punën e tyre në lidhjen e molekulave së bashku, të njohur si kimia e “click”. Ata zbuluan teknologjinë që lufton kancerin me preçizion të lartë.
Zbulimi i tyre përdoret për të eksploruar qelizat dhe për të gjurmuar proceset biologjike dhe mund të aplikohet në ilaçet e trajtimit të kancerit.
Kimia “Click” ka të bëjë me lidhjen e molekulave së bashku.
Komiteti i Nobel vlerësoi punën e tyre për funksionalizimin e kimisë dhe tha se ata kishin një ndikim të madh në shkencë.

“Çmimi i sivjetshëm merret me mos ndërlikimin e çështjeve, duke e bërë çdo gjë të lehtë dhe të thjeshtë”, tha Johan Aqvist, kryetar i Komitetit Nobel për Kiminë.
Carolyn Bertozzi është gruaja e tetë që fiton Nobelin e Kimisë.
Një nga aplikimet thelbësore të punës së saj është në mjekësi dhe shpërndarjen e ilaçeve.
Kjo do të thotë se shkencëtarët mund të bëjnë “kiminë brenda trupit të njeriut, për t’u siguruar që ilaçet të shkojnë në vendin e duhur dhe të qëndrojnë larg vendit të gabuar”.
Është gjithashtu një “mjet zbulimi biologjik” që i lejon shkencëtarët të shohin molekula të reja që ne nuk e dinim se ekzistonin, shpjegoi ajo.
Çmimi i vitit të kaluar shkoi gjithashtu për dy shkencëtarë që zhvilluan mjete për ndërtimin e molekulave.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



