Nga Gazeta ‘SI’ – Ministrja e Energjisë, Belinda Balluku, njoftoi se është miratuar akti që detyron institucionet shtetërore të reduktojnë 15% të konsumit të tyre mujor të energjisë, në raport me një vit më parë.
“Do të ketë një administrator përgjegjës për energjinë, që është tashmë punonjës i institucionit dhe emërohet nga titullari i institucionit. Në rast se targeti nuk arrihet brenda dy muajve, do të ketë një gjobë deri në 50 mijë lekë për administratorin”, -tha ministrja.
Ajo shpjegoi gjithashtu edhe keqkuptimet për miratimin nga ERE të fashës 800 KWh, ndërkohë që qeveria e ka shtyrë fuqizimin e saj. Balluku sqaroi se detyra e ERE-së është të miratojë ose jo çmimet që propozon qeveria dhe ajo këtë ka bërë. Ndërsa për vendimin nëse e aplikon apo jo, i takon qeverisë, që ka instrumentet financiare.
Më tej, Balluku tha se është miratuar dhe fondi dedikuar programit për mbështetjen e familjeve që kërkojnë të instalojnë panele diellore, deri në 70%.
Në përgjigje të pyetjes së drejtuar, mbi vendimin e Gjykatës së të Drejtave të Njeriut që e përcaktoi si shkelje shkarkimin e prokurorit të Tiranës dhe anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë Besnik Cani, Balluku, në pozitën e zv.kryeministres, tha se nuk është një vendim që cënon procesin e vettingut dhe se është individual, jo i përgjithësuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



