“Çmimet e larta të gazit rrisin çmimet e energjisë elektrike. Ne duhet ta kufizojnë këtë ndikim që shkakton inflacion në Europë.”
Kështu është shprehur ditën e sotme(5 tetor) presidentja e BE-së, Ursula von der Leyen ndërsa shtoi se BE është gati të diskutojë për vendosjen e një tavani për çmimin e gazit të përdorur për prodhimin e energjisë elektrike.
“Ky tavan do të ishte gjithashtu një hap i parë drejt një reforme strukturore të tregut të energjisë elektrike”.
Deklarata e shefes së BE-së vjen pasi më shumë se 15 vende anëtare të bllokut europian – më shumë se gjysma – kanë vendosur çmime tavan sa mund të paguajnë për gaz.
Europa rrezikon të përballet me krizë të rëndë energjetike, sepse çmimet e energjisë janë rritur në shkallë enorme.
Rusia, vendi prej të cilit është furnizuar më shumti Europa me gaz, ka zvogëluar sasitë që dërgon në bllokun europian, pasi Moska është goditur me sanksione për luftën e nisur në Ukrainë.
“Ne jemi të gatshëm të diskutojmë një çmim tavan të gazit që përdoret për prodhim të energjisë elektrike”, ka thënë von der Leyen nga Straburgu.
“Një tavan i tillë për çmimet e gazit duhet të projektohet në mënyrë adekuate për të garantuar sigurinë e tregut të furnizimit me gaz. Dhe është një zgjidhje e përkohshme për të përballuar faktin që Ttf, standardi ynë kryesor për çmimet, nuk është më përfaqësues i tregut tonë, i cili sot përfshin më shumë LNG”.
Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



