Prej mesditës së sotme nis aplikimi për lotarinë amerikane.
Në njoftimin e ambasadës amerikane në Tiranë, sqarohet se aplikimet për lotarinë do të përfundojnë në datën 8 nëntor 2022 në orën 18:00.
“Regjistrimi elektronik për lotarinë DV-2024 do të fillojë të mërkurën, më 5 tetor 2022 në mesditë ora 12:00, dhe do të mbyllet të martën, më 8 nëntor 2022, në mesditë ora 12:00”, shkruhet në njoftimin e ambasadës amerikane.
https://al.usembassy.gov/wp-content/uploads/sites/140/DV-2024-Instructions.pdf
Aplikantët mund të kryejnë aplikimin elektronik në faqen zyrtare të E-DV, gjatë periudhës së regjistrimit. Udhëzimet e DV janë gjithashtu në dispozicion në faqen e internetit të Departamentit të Shtetit.
Për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të Regjistruarve në faqen zyrtare të E-DV-së. Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten e tyre dhe anëtarët e familjes së tyre. Të përzgjedhurit do të mund të mësojnë datën e tyre të intervistës për vizë duke hyrë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




