Nga Gazeta ‘SI’ – Azilkërkuesit nga Shqipëria, zënë vendin e tretë sipas numrit të atyre që u është kërkuar të largohen nga një vend i BE-së. Për tremujorin e dytë 2022, 6.640 shqiptarë morën urdhër për t’u larguar nga një vend europian.

Vetëm në 6 muajt e parë të vitit, sipas të dhënave të Eurostat kanë marrë urdhër për dëbim nga një vend i BE-së gati 11.905 shqiptarë, me një rritje prej 23% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Numri më i lartë i urdhrave për largim për shtetasit shqiptarë ka ardhur nga Greqia, me 35% të totalit, i ndjekur nga Franca me 28.5%, Gjermania 12% dhe Suedia me 3%. Për të gjithë vitin e shkuar, kanë marrë urdhra largimi rreth 22 mijë shtetas shqiptarë.
Algjerianët (8.170) zënë pjesën më të madhe të totalit, ndjekur nga marokenët (7.235) dhe pakistanezët (6 260). Tunizianët (5.630) vijnë pas në listë, të ndjekur nga Bangladeshi (3.990), gjeorgjianët (3.690), turqit (3.425), indianët (3.135) dhe irakenët (2.940).
Sipas Eurostat, Në tremujorin e dytë të vitit 2022, 95.550 shtetas u urdhëruan të largoheshin nga një dhe gjithsej 23.110 u kthyen në një vend tjetër.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



