Menaxhim

“Shteti të mbulon 70% të kostos nëse vendos panele diellore në tarracë…” Nis aplikimi

Agjencia për Eficencën e Energjisë ka bërë thirrje për fazën e parë për subjektet që do të ofrojnë dhe instalojnë panelet diellore për ngrohjen e ujit.

Projekti konsiston në mbështetjen financiare të 70% të kostos për vendosjen e paneleve diellore në tarracat e pallateve dhe si rrjedhojë ngrohjen e ujit, që konsiston në një ulje të konsumit energjetik nga 20-30%.

Kjo masë gjithashtu synon përmirësimin e furnizmit me ujë të ngrohtë sanitar dhe reduktimin e emetimeve të CO2

“Për 2000 mijë banorë u afrohet mbështetje financiare 70% e kostos për vendosjen e paneleve diellore në tarracat e pallateve dhe ngrohjen e ujit.

Do të jetë një proces që do të nisë më 1 tetor, me garën e parë që u drejtohet prodhuesve dhe instaluesve për të marrë çmimin më të mirë të tyre dhe për të bërë listën e shkurtër me entitete, të cilët do të ofrojnë këtë shërbim.

Më pas më 1 nëntor Agjencia e Eficencës së Energjisë do të hapë platformë ku të gjithë qytetarët do të aplikojnë për të marrë këtë grant e ndërtuar këtë impiant të ngrohjes së ujit. Një Task-Forcë do të kontrollojë procesin. Nëse procesi është i suksesshëm më 31 mars lancon paketën e dytë edhe më shumë familje”, tha para disa kohësh ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë