Një park ere offshore do të ndërtohet në jug të Detit Adriatik, në ujërat italiane. Në bashkëpunim me kompaninë Galileo nga Zvicra, një tjetër kompani nga Italia, do të krijojë projektin 526 megavat, nga 35 turbina ere.
Projekti do të quhet Lupiae Maris, si emri i lashtë i Lecce.
Parku eolik do të prodhoje 1.5 terravat energji, sa për 500.000 familje. Turbinat do të jenë lundruese dhe kjo mundëson një qasje më të gjerë në det, nga turbinat me vende fikse.
Kompanitë thanë se do të paraqesin një aplikim për një vlerësim të ndikimit në mjedis (VNM) pasi të kenë përfunduar studimet përkatëse, të cilat i presin në muajt e ardhshëm. Ndërmarrja e përbashkët do të fillojë një vlerësim të detajuar të potencialit të erës në det të hapur në gjysmën e parë të vitit 2023.
Vendi Lupiae Maris është i ekspozuar ndaj erërave më të forta, duke lejuar prodhimin e energjisë elektrike me një kosto shumë konkurruese brenda sektorit të energjisë së rinovueshme.
Kompania Galileo ka investuar në disa vende europiane për energjinë e rinovueshme./Balkanenergynews
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.