Sot u mbajt një protestë përpara Kryeministrisë për mbylljen e kopshtit “Zybeide Hanim”.
Prindërit e fëmijëve që shkonin në atë kopësht e cilësojnë vendimin e Këshillit të Ministrave për mbylljen si të padrejtë.
Prindërit kanë ndjekur edhe seancën gjyqësore të javës së kaluar ku ka qëndruar në fuqi vendimi i Këshillit të Ministrave dhe sot po protestojnë me fëmijët para Kryeministrisë.













Prindërit kanë dalë me pankarta dhe janë të shoqëruar nga fëmijët 3-6 vjeç që ishin pjesë e këtij kopshti. Fëmijët janë ulur në bankat e tyre por këtë herë jashtë Kryeministrisë. Disa fëmijë të tjerë janë ulur duke pikturuar në ambientin para kryeministrisë në shenjë proteste për mbylljen e kopshtit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




