Menjëherë pas lajmit se AKU ka konstatuar bakterin Listeria monocytogenes STI55 në sallamet “Wudy” në rrjetet sociale qarkulluan informacione të gabuara për se shenjat: diarre, dhimbje koke, barku dhe temperaturë, tipike të një viroze të stinës.
E pyetur nga gazeta "SI", shefja e departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, thotë se bakteri i Listerisë që është evidentuar te sallami Wudy i ndaluar nga AKU shkakton probleme serioze në shëndetin e njeriut.
"Listrioza nuk ka karakteristikë diarrenë, por shkakton septicemi, aborte, lindje të parakohshme. Pra përbën rrezik për gratë shtatzëna, personat me kancer, personat mbi 65-vjeç", thotë doktoreshë Silva Bino.
Ndërsa mjekët infeksionistë në qendrat shëndetësore raportojnë për fluks pacientësh të prekur nga viroza e stinës, me simptoma të vjella e diarre, Bino hedh poshtë zërat se këto lidhen me konsumimin e produktit Wudy.
Sipas saj, fluksi i të sëmurëve me probleme gastrointestinale është salmonela e cila ka shkaktuar fluks shtrimesh dhe në spitalin infektiv.
"Nuk kanë lidhje rastet e shtuara me diarre e të vjella këtë periudhë me “Wudy”. Ka keqkuptim në këtë drejtim. Shkak i shtimit të rasteve në infektiv lidhen me prekjen e të sëmurëve nga Salmonela.
Mjekët e përgjithshëm në qendrat shëndetësore në Tiranë, raportojnë për raste të shtuara me viroza. Sipas tyre, gjendja e pacientëve ka qenë e rëndë, me temperaturë, të vjella e diarre.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.