Menaxhim

Shtëpia e Bardhë nxjerr ligjin për përdorimin e kriptove. Nga mbrojtja e konsumatorëve te ndikimi në mjedis

Shtëpia e Bardhë ka publikuar kornizën ligjore për aktivitetet me kriptomonedha dhe Bitcoin pas një urdhri ekzekutiv nga presidenti Joe Biden në fillim të këtij viti.

Ligji “Sigurimi i zhvillimit të përgjegjshëm të aseteve digjitale” detyron agjencitë qeveritare të prodhojnë forma të ndryshme kërkimi në lidhje me privatësinë dhe mbrojtjen e konsumatorëve, përdorimin e energjisë dhe përfitimet dhe rreziqet e monedhës digjitale të bankës qendrore (CBC).

Shtëpia e Bardhë synon që të fuqizojë Komisionin e Sigurisë dhe Këmbimit, bashkë me atë të Mallrave, për të ndjekur këto investigime në hapësirën e aseteve digjitale.

Administrata e Biden do të detyrojë Byronë e Mbrojtjes Financiare të Konsumatorëve dhe Komisionin Federal të Tregtisë që të riforcojë monitorimet për praktika abuzive dhe të padrejta.

Megjithatë, është e paqartë nëse këto agjenci do të fillojnë apo jo monitorimin për sjelljet keqdashëse.

Në vazhdim, korniza u bën thirrje agjencive që të fillojnë të pranojnë “sistemet e pagesave të menjëhershme” dhe shqyrtimin e rregullimit të ofruesve të pagesave jo bankare.

Fondacioni Kombëtar i Shkencës do të bëjë kërkime për disiplinat teknike dhe socio-teknike dhe për sjelljet ekonomike, që të kuptojnë ekosistemet e kriptomonedhave.  

Agjencitë e mjedisit do të gjurmojnë ndikimin e tyre në mjedis që të mund të zhvillojnë standarde të performancës sipas rastit dhe të sigurojnë autoritetet lokale me mjete, burime dhe ekspertizë për të zbutur dëmet mjedisore.

Akti i Sekretit Bankar do të ndryshohet për t’u zbatuar për asetet digjitale, duke çuar në gjoba më të mëdha për transfertat e palicensuara të parave.

Gjithashtu, Departamenti i Thesarit i SHBA-së do të përfundojë një vlerësim të rrezikut lidhur me financat e decentralizuara (De-Fi).

Administrata e Biden po zhvillon dhe politikat e detajuara për linçimin e një dollari digjital, por nuk është ende gati. /Bitcoinmagazine


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë