Gazprom nuk do të rihapë tubacionin e gazit në Europë për një kohë të papërcaktuar, ndryshe nga se ishte përcaktuar më herët.
Gazsjellësi duhet të riniste punën të shtunën e 3 shtatorit, pas një ndërprerje tre ditore për shërbime mirëmbajtje, por kjo nuk do të ndodhë sipas Rusisë. Gazprom njoftoi se kanë zbuluar probleme të tjera teknike që duhen riparuar. Siemens Energy, kompania që prodhon turbinat e gazsjellësit rus tha se problemi që kanë gjetur rusët nuk ndikon në ndërprerjen e gazit dhe se është një justifikim.
Kjo është një goditje e madhe për Europën që po tenton të shkëputet nga Rusia përpara se të vijë dimri dhe ishte në pritje të hapit të radhës nga Moska në “luftën energjitike”.
Ndonëse, kontinenti dëshiron të mos varet më nga lëndët ruse, mbyllja pa afat e Nord Stream do të zmadhojë kaosin ekonomik të Europës.
“Putin synon ta godasë Europën aty ku i dhemb më shumë”, -tha Simone Tagliapietra nga kompania Bruegel në Bruksel.
Ndërkohë çmimet e gazit janë katërfishuar nga një vit më parë dhe po dëmtojnë konsuamtorët e po mbyllin industritë. Lëvizja e Rusisë erdhi pak orë pasi çmimet e gazit po stabilizoheshin në tregun rajonal./Bloomberg
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




