Menaxhim

Sekretariati i Energjisë mblidhet në dhjetor për objektivat klimatikë 2030 në dhjetor. Pjesë edhe Shqipëria

Vendet që janë pjesë e Sekretariatit të Komunitetit Energjitik, ku përfshihen edhe Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bosnjë Hercegovina, Mali i Zi, Kosova dhe Serbia, do të vendosin politikat për qëllimet 2030 të energjive të rinovueshme, eficiente dhe emetimin e gazeve.

Këshilli i Ministrave të Sekretariatit, pritet që të pranojë qëllimet e reja klimatike në takimin e 15 dhjetorit në Vjenë, nën presidencën e Ukrainës.

Vendimet që pritet të merren janë ato për reduktimin e gazeve me 427.64 mln ton CO2 deri në vitin 2030, 60.9% më pak nga niveli i 1990s.

Targeti i energjisë së rinovueshme do të jetë 31% nga totali i energjisë së prodhuar, deri në vitin 2030. Targeti i vetë BE-së është 32%.

Për të rritur eficiencën energjetike dhe kursimin, pritet të vendoset një kufi konsumi në 918.770 gigavatorë.

Miratimi i këtyre objektivave është thelbësor për t’i vënë palët kontraktuese në rrugën drejt arritjes së neutralitetit klimatik të ekonomive të tyre deri në vitin 2050 dhe uljes së varësisë nga lëndët djegëse fosile në një afat më të shkurtër, theksoi Sekretariati.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë