Njerez

Pse brezi i 20 e ca vjeçarëve nuk dëshiron lidhje por… situata?

Në lidhje, njerëzit e shmangin gjithmonë situatën midis të qenit i përkushtuar dhe i thjeshtë. Të rinjtë po e marrin gjithnjë e më në konsideratë këtë.

Ka ikur koha kur shikimi i një filmi bashkë ose ndarja e një pijeje të bënte çift. Çiftet moderne kanë evoluar me kohën dhe po bëjnë hapa bebesh.

Kërkimet kanë treguar se brezi i Gen Z është më pragmatik kundrejt dashurisë dhe seksit dhe nuk kanë më kryesore krijimin e një lidhje të përkushtuar dhe romantike, siç kishin paraardhësit e tyre.

Por kjo nuk do të thotë se ata nuk kanë interes në romanticitet apo intimitet. Ata gjejnë mënyra të tjera për të kënaqur veten e tyre, çfarë duan dhe kë duan. Kjo gjë ka krijuar termin “situatë”, zona gri midis shoqërisë dhe dashurisë.

Situata është faza që nuk përcaktohet dot në një lidhje, dhe ekspertët thonë se “po bëhet nami” me përdorimin e tij midis gjeneratës Z.

“Kjo zgjidh çështjen e nevojës për seks, intimitet dhe shoqërim, por kjo nuk do premton jetëgjatësi”, – thotë Elizabeth Armstrong, një profesoreshë e sociologjisë në Michigan. Njerëzve u pëlqen klasifikimi i lidhjes, termi ka pasur rekord kërkimesh në Google këtë vit, pas nisjes në 2020-n. Ka një interes të shtuar për situatat, midis etniciteteve, gjinive dhe orientimeve seksuale.

“Nuk kemi pse të shkojmë gjëkundi”

Një situatë është marrëveshja jofromale midis dy njerëzve që lidhen fizikisht dhe emocionalisht, por dëshirojnë të mbeten jashtë një lidhjes të përkushtuar. Në disa raste, situatat janë të kufizuara nga koha dhe ideja se një marrëveshje është më e përshtatshme për situatën aktuale. Ky mund të jetë rasti për dy studentë të vitit të fundit të universitetit, për shembull, të cilët mund të mos duan të përparojnë në një partneritet të përkushtuar, duke marrë parasysh se vendet e reja të punës mund t’i çojnë ata në qytete të reja pas diplomimit.

Armstrong argumenton se situatat janë të popullarizuara sepse i largon ata nga detyrimet strukturore të një lidhje, si bashkëjetëse, fejesa dhe martesa. Ky koncept është në kundërshtim me nocionin se “nëse lidhja me dikë nuk po shkon gjëkundi është humbje kohe”.

Për Gen Z, situata është momentale dhe momentalisht nuk shqetësohen për të shkuar më tej.

Lisa Wade, profesoreshë e sociologjisë në Tulane, thotë se pas një ankete me 150 studentë, pa se Gen Z-të ngurrojnë të flasin për ndjenjat apo për nevojën e ndjesive romantike. Ata nuk kanë vullnet t’i tregojnë tjetrit cfarë ndjejnë për të.

Në rrjetet sociale, TikTok-erat dhe Twitter-at, pra Gen Z-të, shpërndajnë masivisht histori të situatave të tyre. Në TikTok, videot me hashtagun #situationship (situata) janë parë mbi 839 mln herë.

Fokusi në rritjen personale

Kur gjenerata Z hyn në botën e dashurisë, gjetja e saj duket si sfidë. P.sh, pandemia ka ndryshuar plotësisht mënyrën se si njerëzit takohen dhe dalin, duke i shtyrë drejt njohjeve online.

Për më tepër, shumë të rinj nuk e kanë më me aq rëndësi krijimin e një lidhje. Përballja me krizën klimatike, një ekonomi të paqëndrueshme me inflacion në rritje dhe trazira politiko-sociale, të rinjtë janë më të përfshirë në kërkimin e stabilitetit personal, profesional dhe financiar së pari. “Të rinjtë do të thoshin se marrëdhëniet po i shpërqendrojnë ata nga qëllimet e tyre arsimore dhe të karrierës dhe se është më mirë të mos lidheni , sepse mund të sakrifikoni karrierën tuaj në jetë për dikë tjetër,” – thotë Wade.

Kështu, situata është alternativa më e mirë për Gen Z-të që duan të zbulojnë identitetin e tyre romantik dhe seksual, pa i lënë vend përkushtimit.

Situatat kanë transparencë radikale në çift, por ndonjëherë mund t’i mbyllë gjërat keq sepse njëri mund të jetë në një tjetër nivel. Kjo ndodh kur njëra nga palët është gati për të vazhduar një lidhje të përkushtuar, por frika për ndryshime nuk i lejon ta diskutojnë këtë.

Bota e sotme e dashurisë dhe rritja e interesit për situata krijon një kornizë të re se si shijohet seksi dhe dashuria, duke qëndruar në zonën gri.

Ata janë të lumtur! /BBC


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë