Shtëpitë e ftohta do të dëmtojnë mushkëritë dhe zhvillimin e trurit të fëmijëve si pjesë e një “krize të madhe” këtë dimër.
Nëse problemet me energjinë dhe çmimet vijojnë të përkeqësohen, Michael Marmot, pedagog në Universitetin e Londrës ka thënë se shtëpitë e ftohta do të ndikojnë shumë tek fëmijët megjithëse nuk mund të parashikohet se sa.
Duke llogaritur se çfarë pritet të vijë, “mendoj se do të shtohen fëmijët që jetojnë në varfëri dhe për pasojë nuk do kenë akses në ngrohëse gjatë muajve të dimrit” që siç parashikohet, pritet të jetë i ftohtë.
Një numër i madh familjesh janë duke u përgatitur për të ulur ose fikur sistemet e ngrohjes duke qenë se pritet një rritje e çmimit të energjisë dhe reduktim energjie.
Gjithashtu dhe presidenti i Shoqatës Britanike të Pediatrisë Respiratore, tha për The Guardian se vdekjet e fëmijëve ishin të mundshme.
“Do të ketë probleme tek fëmijët ku familjet e të cilëve detyrohen të mos jenë në gjendje të ngrohin shtëpitë e tyre”, tha Simon Langton-Heëer.
“Do të jetë e rrezikshme, kam frikë”.
Ai thotë se fëmijët mund të kenë probleme me ftohjen dhe dëmtimin e mushkërive si edhe stresi i shkaktuar nga mungesa e ngrohjes do të ndikojë në zhvillimin e trurit. Gjithashtu do thellohet edhe më shumë pabarazia arsimore ku shumë fëmijë do detyrohen të mësojnë në shtëpi të ftohta.
“Në të gjitha grupmoshat, kriza do të kushtojë mijëra jetë”, paralajmëruan studiuesit.
Marmot thotë se prindërit e rinj nuk duhet ti mbështjellin fëmijët me shumë shtresa sepse kjo mund tu vështirësojë frymëmarrjen.
Fëmijë të moshës 4-vjecare që qëndrojnë në shtëpi të ftohta kanë probleme me frymëmarrjen për shkak të ftohtit por edhe për shkak të lagështirës.
Lagështia kontribuon deri në 15% të rasteve të reja të astmës në fëmijëri në Europë dhe për fëmijët me astmë, funksioni i mushkërive përkeqësohet me çdo shkallë rënie të temperaturës së brendshme nën 9 gradë Celsius, ka zbuluar Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




