Sociale

Covid-19/ 56 raste të reja dhe 1 humbje jete në 24 orë

56 raste të reja dhe 1 humbje jete janë raportuar nga Ministria e Shëndetësisë 24 orët e fundit.

 Në këtë interval kohor janë kryer 309 testime dhe janë shëruar 370 persona duke e dërguar numrin e të shëruarve në 320.621 që nga fillimi i epidemisë.

 Qytetarët që kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 janë: 16 në Tiranë, 7 në Kavajë, nga 4 qytetarë në Durrës, Lushnje, Gjirokastër, Kolonjë, 3 në Pogradec, nga 2 qytetarë në Vorë, Dibër, Vlorë, Këlcyrë, nga 1 qytetar në Shkodër, Lezhë, Divjakë, Mallakastër, Selenicë, Gramsh.

Janë 3,222 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 16 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Berati 69 vjeç.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë