Arabia Saudite lajmëroi këtë jave se OPEC+ mund të reduktojë prodhimin e naaftës, një lloj presioni drejtuar tregtuesëve, por Mbretëria ka dhe një tjetër audiencë në mendje, administratën e Biden që po përpiqet të ringjallë marrëveshjen nukleare me Iranin.
Ministri i energjisë në Arabinë Saudite, Princi, Abdulaziz bin Salman nuk e përmendi “armikun”, por tha se kjo po ndodh për shkak të paqëndrueshmërisë së çmimeve.
Njerëz të njohur me çështjen, thonë se ndërhyrja e papritur e Riadit, që dërgoi përsëri çmimet e naftës në mbi1 100 dollarë për fuçi, ishte e qëllimshme, për t’i treguar SHBA-së se do të ketë pasoja nëse Irani rikthehet në tregjet botërore të naftës.
Presidenti Joe Biden e ka shtyrë Arabinë Saudite të shtojë sasinë e naftë së prodhuar që kur Rusia pushtoi Ukrainën, pas udhëtimit në Jeddah në korrik, ku shpresonte se do të ndihmonte në rivendosjen e marrëdhënieve me Princin e Kurorës Mohammed bin Salman pas vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi katër vjet më parë.
Por një muaj më vonë, mundësia e rikthimit të marrëveshjes nukleare me Iranin dhe rifutjen e saj në treg si prodhues nafte, e ka shqetësuar Arabinë Saudite për rënie të mëtejshme të çmimeve. Shtetet e Bashkuara thanë të martën se “ka ende boshllëqe” midis Uashingtonit dhe Teheranit lidhur me marrëveshjen bërthamore. Irani ka marrë përgjigjen e SHBA-së për propozimet e tij dhe pritet të përgjigjet së shpejti.
“Në fillim të këtij viti, mendoj se ishte e drejtë të thuhet se Arabia Saudite dhe aktorët e tjerë rajonalë kishin besim të arsyeshëm se marrëveshja me Iranin nuk do të ndodhte në të ardhmen e afërt”,- tha Helima Croft, një ish-analiste e CIA-s dhe specialiste e OPEC-ut në RBC Capital Markets.
“Tani që negociatat janë ringjallur, mendoj se ato do të përqendrohen si në tregun e naftës ashtu edhe në kënde të tjera të sigurisë të kësaj marrëveshjeje që mund të kalojnë vijën e finishit.”
Irani gjithashtu dëshiron t’i kujtojë Shtëpisë së Bardhë ndikimin e tij mbi tregjet e naftës.
Një marrëveshje e re me Iranin mund të rikthejë 1.3 mlnd fuçi në ditë, sa 5% e OPEC. Kjo mund të ndihmojë në reduktimin e mungesave që duhet të vinin nga Rusia. Ndërkohë që Iranit do t’i duhet kohë të rinovojë sektorin e tij të naftës dhe të rrisë prodhimin, vendi ka një sasi të madhe nafte të papërpunuar tashmë të ruajtur në cisterna në det.
Disa njerëz të njohur me strategjinë saudite thanë se mesazhi i mbretërisë është edhe më i gjerë. Ndërhyrja e Abdulaziz “është shumë më tepër se Irani”, – tha Bob McNally, një ish-këshilltar i Shtëpisë së Bardhë. Ministri “kishte synim të mbante të qëndrueshme tregun e së ardhmes së naftës së papërpunuar që po rëndohet mes likuiditetit në rënie dhe pasigurive të mëdha, duke përfshirë recesionin dhe embargon e BE-së ndaj naftës ruse”.
Rusia, një nga vendet e përfshira në marrëveshjen e Iranit dhe aleati i Arabisë Saudite për Opec+, është gjithashtu një audiencë e synuar, thanë analistët. Edhe pse Riadi është i prirur të riafirmojë aleancën e tij të sigurisë me SHBA-në, ai po përpiqet gjithashtu të ruajë një pakt nafte me Moskën që ka rritur të ardhurat e vendit.
“Rikthimi i mundshëm i naftës iraniane është një element destabilizues për dypolin saudito-rus në Opec+, veçanërisht nëse fuçitë iraniane dalin në treg në fillim të dimrit”, – tha Roger Diëan, një zëvendës-president në IHS Markit.
“Deklarimi se aleanca do të vazhdojë të menaxhojë tregjet dhe potencialisht do të ulë prodhimin është një sinjal se Arabia Saudite dhe Rusia bien dakord mbi nevojën për të mbrojtur një çmim bazë dhe për t’i vendosur këto pritshmëri herët.
Sidoqoftë, ndërhyrja saudite mund të jetë e pakëndshme për administratën Biden, “e cila ka punuar për të rritur çmimet vendase të benzinës përpara zgjedhjeve afatmesme të këtij nëntori. Çmimet kanë rënë në mënyrë të qëndrueshme në javët e fundit.
“Sauditët po tregojnë qartë se duan që baza e çmimit të naftës të jetë 100 dollarë dhe deri më tani Princi Abdulaziz ka qenë i suksesshëm në ndryshimin e psikologjisë së tregut
Princi Abdulaziz ka argumentuar se industria e naftës ka nevojë për më shumë investime, ai beson se një çmim më i lartë është i nevojshëm. Një çmim më i lartë i përshtatet gjithashtu buxhetit të mbretërisë pasi Princi Mohammed përpiqet të riparojë ekonominë e saj. Kompania shtetërore e naftës Saudi Aramco ka realizuar fitime rekord në gjysmën e parë të vitit.
Por njerëzit e afërt me Princin thonë se ai është gjithashtu i shqetësuar nëse do t’ia dalë t’i përgjiget kërkesës, kur sanksionet kundër Rusisë të shtrëngohen më tej. Arabia Saudite ka njoftuar vazhdimisht se ka kufizuar prodhimin rezervë, pasi tashmë ka rritur prodhimin afër 11 milionë fuçi në ditë, me kapacitet maksimal rreth 12 milionë fuçi në ditë. Duke parë rritjen e çmimeve europiane të gazit që kur Rusia uli prodhimin, është gjithashtu e njohur për pasojat e një rritjeje të pakontrolluar të çmimit të naftës që mund të përshpejtojë një largim nga përdorim i hidrokarburit.
“Arabia Saudite nuk dëshiron të humbasë kontrollin e çmimeve,” – tha Amrita Sen në Energy Aspects. “As për mirë dhe as për keq”./Financial Times
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




