Ekonomi

Frika nga recesioni në Eurozonë rritet ndërsa aktiviteti i biznesit bie sërish

Aktiviteti i biznesit në Eurozonë pësoi rënien më të madhe në 18 muaj si rezultat i çmimeve të larta, kërkesës së ulet dhe rritjes së stoqeve të produkteve të pashitura, duke shtuar më tej frikën për një recesion.

Indeksi i Blerjeve nga S&P Global, ra me 0.7% të martën, duke shkuar në 49.2, niveli më i ulët që nga shkurti 2021 dhe hera e dytë që bie nën standardin e 50 që ndan rritjen me rënien.

Ekonomistët e pyetur nga Reuters, prisnin një rënie më të madhe. Ekonomisë gjermane iu bashkua dhe ajo franceze, që shënoi për herë të parë rënie të aktivitetit të biznesit në pothuajse dy vite.

Andrew Harker, ekonomist në S&P Global tha se presionet e kostos së jetesës tregojnë se rimëkëmbja në sektorin e shërbimeve zbehur, ndërsa prodhimi vazhdoi të tkurret në gusht.”

Turizmi dhe shërbimet e akomodimit patën një rritje gjatë verës sepse u lehtësuan dhe masat kundër Covid, por jo fitime, të cilat u penguan nga një sërë faktorësh të tjerë.

Rusia po redukton furnizimet me gaz natyror në Europë duke shkaktuar inflacion rekord, dëmtuar buxhetet e familjeve, duke goditur investimet e bizneseve e duke detyruar Bankën Europiane të rrisë normat e interesit. Ekonomistët po binden se Eurozona po shkon drejt recesionit.

“Të dhënat e gushtit tregojnë se ekonomia në Euro po tkurret”, -tha Jack Allen-Reynolds, ekonomist në Capital Economics. Ai shtoi se “BQE-ja do të vazhdojë të shtrëngojë politikën monetare edhe nëse ekonomia futet në recesion”.

Obligacionet e qeverisë së Eurozonës u shitën të martën, duke reflektuar besimin se rënia ekonomike nuk do të mjaftojë për të penguar BQE-në që të rrisë normën e saj të depozitave nga zero në 0.5 për qind në mbledhjen e muajit të ardhshëm. Yield-i i obligacioneve 10-vjeçare të Italisë u rrit në 3.65 për qind, niveli më i lartë në dy muaj.

Porositë e reja për bizneset e eurozonës si në shërbime ashtu edhe në prodhim ranë për të dytin muaj radhazi, sipas S&P Global, duke i lënë fabrikat të përballen me rritjen më të madhe të stoqeve të produkteve të pashitura në historinë 25-vjeçare të sondazhit.

“Rënia e porosive u pa më shumë në kategoritë e materialeve bazike dhe në sektorin e autoindustrisë, por kishte rënie dhe në sektorin e shërbimeve, industrisë, turizëm dhe tregun imobiliar”, -tha ai.

Anketa tregon dhe se ka prova të lehtësimit të presioneve inflacioniste, pasi kostot e prodhimit çmimet e shitjes u rritën më ngadalë se herët e tjera. Pengesat në zinxhirët e furnizimit u zbutën pasi koha e dorëzimit u rrit me ritmin e tyre më të ngadaltë që nga tetori 2020.

Rënia e aktivitetit të bizneseve u përqendrua më shumë në Gjermani dhe Francë, ndërsa prodhimi në vendet e tjera të eurozonës vazhdoi të rritet, “megjithëse vetëm pak”./FinancialTimes


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë