Mendim

Si duket BE-ja pas një dekade horrori

Pak ndërtesa mund t’i bashkohen madhështisë absurde të Pallatit të Drejtësisë në Bruksel. Kompleksi i Gjykatës ishte dikur struktura më e madhe e Europës. Duket sikur është një grumbull me kolona klasike, të ndërtuara kuturu mbi njëra-tjetrën dhe ngjan me Bazilikën e Shën Pjetrit në Romë

Një hyrje ka një tavan prej 80 metrash të lartë. UNESCO e përshkruan këtë përzierje arkitekturore si unike. Por kur unë isha në kryeqytetin belg në vitin 2012, pjesa më e madhe e Pallatit ishte e rrethuar me skela. Emocionuese të rikthehesha këtë vit, një dekadë më vonë për të parë lavdinë e saj. Por Pallati ishte më i mbuluar se kurrë. Rrëmujat politike dhe punimet e tullave nënkuptojnë se ndërhyrja do të zgjasë dhe disa vite të tjera. Skelat kanë qëndruar për aq gjatë aty sa që duhet të futen dhe ato në një proces rinovimi.

Pak më tutje nga Pallati, një tjetër ndërtesë gjigande ka qenë nën rikonstruksion që nga viti 2012. BE-ja, institucionet e së cilës janë të vendosura në Bruksel, ka nevojë vetë për rikonstruksion. Kur u largova nga atje, në zemër të krizave të Eurozonës, fallxhorët menduan nëse Pallati mund të dëmtohej për shkak të të metave strukturore në zemër të monedhës. Brukseli po mbushet me besim, ndërsa pjesa tjetër e Europës po dobësohet.

Çfarë po ndodh?

Një pjesë e humorit ekzaltues të Brukselit është kënaqësia e mbarimit të një shekulli plot horror. Mezi u zgjidh mosmarrëveshja rreth euros dhe më pas shpërtheu një grindje mbi mënyrën se si të trajtoheshin më shumë se një milion emigrantë që kërkonin azil në Europë. Votimi i Brexit i vitit 2016 çoi në tkurrjen e bllokut për herë të parë në historinë e tij prej gjashtë dekadash. Më pas goditi pandemia, e ndjekur nga lufta në Ukrainë. Shumë eurokratë mendojnë se nuk ka asgjë më shumë që bota mund të hedhë kundër tyre. Ngrohja dhe shuarja e përsëritur e kësaj krize ka forcuar makinerinë e Brukselit – dhe i ka dhënë më shumë ndikim. Pandemia, për shembull, rezultoi në një fond rikuperimi prej 750 miliardë eurosh i mbikëqyrur nga Komisioni Europian, ekzekutivi i bllokut.

Misioni i BE-së është zhvilluar me shuarjen e  katastrofave të ndryshme. Një dekadë më parë, mantra në Bruksel ishte "më shumë Europë": çdo problem kishte një zgjidhje që e çonte në BE. Bashkimi ishte shpërblimi. Këto ditë, liderët kombëtarë i çojnë gjërat në nivel europian, sepse ata e kuptojnë se nuk ka asnjë mënyrë që një qeveri t'i trajtojë ato e vetme. Kështu, zgjidhjet e problemeve me të cilat përballet bota - ndryshimi i klimës, rritja e fuqisë së Kinës autoritare, vaksinimi nga pandemia,  kuptohet se janë krijuar më së miri në mënyrë kolektive. Asnjë mbikëqyrës kombëtar në Europë nuk mund të drejtojë një Amazon ose Google. Rregullorja e BE-së për gjigantë të tillë të teknologjisë, është shumë e ashpër, qoftë për privatësinë apo modelet agresive të biznesit.

Por jo të gjitha gjërat që prishin humorin e BE-së janë zhdukur.

Ekziston një shqetësim i justifikuar për luftën në Ukrainë dhe krizën e zgjatur energjetike që ajo ka sjellë. Por këto janë telashe që BE-ja po ndihmon për të rregulluar, jo që ka shkaktuar. (Pak a shumë e njëjta gjë si me Brexit, një akt vetëdëmtimi i krijuar në Britani, jo në Bruksel.) Kërcënimi i populizmit është po aq i pranishëm sot sa ka qenë ndonjëherë: Giorgia Meloni e së djathtës ekstreme mund të fitojë zgjedhjet e shtatorit në Itali, me pasoja të paparashikueshme. Blloku ende nuk ka asnjë mënyrë për të trajtuar politikanët kombëtarë që shkelin rregullat e tij. Një dekadë më parë, Viktor Orban, kryeministri i Hungarisë, ishte një autokrat i ri që sfidonte me guxim normat e BE-së se si duhet të drejtohej një shtet anëtar. Këto ditë ai është një autokrat i vjetër që sfidon me guxim normat e BE-së se si duhet të drejtohet një shtet anëtar.

Disa ndryshime priteshin të materializoheshin në vitin 2012, por nuk ndodhën kurrë. Në atë kohë të gjithë besonin se Parlamenti Europian do të kthehej në një përfaqësi e popullit europian. Ngjarjet e shtynë BE-në në një drejtim tjetër: gjatë krizës së euros, Brukseli u bë një vendi ku liderët kombëtarë ndërmjetësuan marrëveshjet e netëve të vona dhe jo shtëpia e institucioneve të cilat merrnin vendime. Ky model ka mbijetuar edhe sot e kësaj dite. Ky është një zhgënjim për puristët e integrimit europian, për të cilët projekti duhet të synojë të zbusë fuqinë e qeverive kombëtare egoiste dhe jo ta rrisë atë.

Një tjetër tullë në mur

Të gjeturit zgjidhje jo perfekte për sfidat që qeveritë nuk i përballojnë dot të vetme, është një gjobe për BE-në. Problemi është se sfidat fillojnë e bëhen shumë të frikshme. Mantra e sotshme në Bruksel është “një Europë që mbron”, qoftë nga ndryshimet klimatike, globalizimi ose tiranët e huaj.

Fabian Zuleeg nga Qendra Europiane e Politikës, flet për rrezikun e ndjenjës së një Europë ku “ne do të jetojmë në një botë të vendosur nga të tjerët, me kufizime në mundësitë për të ndërtuar të ardhmen”.

Disa mënyrat për të luftuar këtë frikë janë të arsyeshme: ulja e emetimeve të karbonit, të themi, ose investimi në mbrojtje, ku BE-ja është ende e dobët. Të tjerat, të tilla si ripërtëritja e zinxhirëve të furnizimit për të forcuar industrinë europiane, vjen era dëshpërim.

Përballja me këto sfida u lë shumë banorëve të Brukselit që të plotësojnë , planifikojnë dhe meditojnë. Ata e bëjnë këtë në një qytet që duket se ia ka dalë mirë: kryeqyteti belg është bërë më i jetueshëm nga shumë korsi të reja biçikletash, restorante më të larmishme dhe madje edhe një mori dyqanesh që hapen të dielën. Kështu ndoshta mund të pres për të parë lavdinë e Pallatit. /The Economist


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë