Nga Gazeta “SI” – Një flotë me anije me funizime nafte, po drejtohet drejt Europës që po përballet me kërcënime të mëdha të sigurisë energjitike për shkak të temperaturave të larta, çmimeve në rritje të gazit dhe pushtimi rus.
Pesë anije që po transportojnë rreth 3 milion fuçi janë nisur nga Azia në Europë, teksa pritet që të nisë dhe transporti nga Lindja e Mesme.
Rritja e përdorimit të naftës, në industri, transport dhe energji, në Europë vjen nga kaosi që po ndodh me çmimet më të larta në qendër të këtij tregu në Amsterdam, Roterdam dhe Antwerp, ARA, krahasuar me Azinë.
Europa po vuan nga një thatësirë historike që po boshatis lumin Rhine, ndër më të rëndësishmit për kontinentin. Rruga ujore që dërgon furnizimet me naftë në qendrën ARA për tek konsumatorët europianë, momentalisht është e pakalueshme, duke krijuar një pengesë tjetër furnizimi që mund të nxisë tërheqjen e rezervave të tyre përpara dimrit.
Vendet, përfshirë Suedinë dhe Gjermaninë kanë njoftuar rritjen e konsumit të naftës, si mënyrë zëvendësimi për gazin e shtrenjtë, ndërkohë që rajoni po blen akoma më shumë qymyr nga çdo cep i botës. Gjithsesi është ende e paqartë se sa e fortë do të jetë kërkesa e Europës këtë vit, lidhur me ngadalësimin ekonomik që ka pasur këtë vit.
Shitjet abritrare Lindje-Perëndim
Nafta që do të mbushet nga India dhe Azia e Veriut do të arrijë pas një muaji në Europë, në fund të verës. Disa nga anijet që do të shiten sipas mënyrës së ashtuquajtur “rruga arbitrare”(shitja e produktit pa bursë jashtë tregut të tyre), janë shumë të mëdha, siç është Suezmaxes që mund të mbajë deri në 1 milion fuçi nafte.
“Tregtarët po shfrytëzojnë përshkallëzimin ekonomik që të shesin në mënyrë arbitrare Lindje-Perëndim, për ngarkesat e tyre, në këto anije më të mëdha”, -tha Serena Huang, analiste në kompanisë Vortexa.
Mendohet se këtë vit do të rritet këmbimi gaz me naftë, në pritje që kërkesa për naftë të rritet me 380.000 fucci në ditë. Kërkesa në rritje është e përqendruar nga Lindjen e Mesme dhe Europë.
Për më tepër, rreziku i ndërprerjeve të furnizimit me gaz nga shteti rus dhe shqetësimet për sigurinë e energjisë inkurajojnë më tej rritjen e stokut të naftës. Çmimi standard i Europës për gazin është pothuajse trefishuar këtë vit, duke u rritur shumë se 18% ndaj çmimit të naftës gjatë së njëjtës periudhë.
Ndërkohë, rafineritë aziatike pritet të prodhojnë 215.000 fuçi naftë në ditë më shumë sesa kërkon rajoni, ndërsa furnizimet nga Lindja e Mesme gjithashtu do të rriten.
Kapaciteti i ri i rafinerisë në Lindjen e Mesme “do të thotë një ndryshim në bilancin e furnizimit/kërkesës, që do të thotë se arbitrazhi strukturor mund të jetë hapet më shpesh dhe më gjatë,” tha Kevin Wright, një analist në Kpler. Flukset e naftës nga Azia në Europë ka të ngjarë të rriten gjatë pjesës tjetër të tremujorit të tretë, tha ai./Bloomberg
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



