Nga Gazeta “SI” – Korriku i vitit 2022 ka pasur më shumë aksidente rrugore se muaji qershor, me rritje 14% dhe më pak se korriku i vitit të shkuar, me rënie në pothuajse 8%.
Sipas Instat, në korrik, 105 aksidente me 150 të aksidentuar, ndërsa gjatë qershorit kanë ndodhur 98 aksidente, me 141 të plagosur. Korrikun e kaluar janë shënuar 114 aksidente me 175 të aksidentuar.
Numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore gjatë korrikut 2022 është 6 persona, nga 14 persona gjatë qershorit 2022 dhe 13 në Korrik 2021.

Instat raporton se në 87.6% të rasteve, aksidentet rrugore kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit, të kryera kryesisht nga grupmosha 25-34 vjeç, që zënë 30% të totalit.
Për të gjithë shtatëmujorin e vitit 2022, numërohen 686 aksidente rrugore nga 785 aksidente, të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i aksidenteve rrugore është ulur me 12.6%.
Numri i të aksidentuarve është 971 persona nga 1.050 persona të aksidentuar në shtatëmujorin e vitit 2021. Numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 95 persona nga 118 persona të vdekur në shtatëmujorin e vitit 2021.
“Aksidentet rrugore, në 12.5% të rasteve, në shtatëmujorin e vitit 2022 kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur me 30.1%” – thuhet në publikimin e Instat.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




