Bota

Ukraina godet bazën e mercenarëve rusë të batalionit ‘Wagner’ në Donbas

Gazeta Si – Artileria ukrainase dyshohet se kishte në qendër të sulmeve të saj selinë e grupit mercenar rus të batalionit “Wagner” në Popasna, në republikën e vetëshpallur të Luhanskut në Donbas të kontrolluar nga forcat ruse.

Lajmi u zbulua nga burime zyrtare lokale dhe gjithashtu burime pro-ruse të cituara nga BBC, të cilët, megjithatë, për momentin nuk prononcohen për viktimat e sulmit dhe as nuk japin detaje të mëtejshme.

I konsideruar i lidhur me Kremlinin – i cili megjithatë e mohon -, grupi paraushtarak “Wagner” operon gjithashtu në Siri, në Libi, në Republikën e Afrikës Qendrore dhe tani në Mali dhe akuzohet për krime lufte dhe shkelje të të drejtave të njeriut.

Ndërkohë, trupat ruse vranë tre civilë dhe plagosën 13 të tjerë në rajonin Donjeck të Ukrainës lindore gjatë sulmeve të nisura dje, tha kreu i administratës ushtarake rajonale, Pavlo Kyrylenko, në Telegram, sipas asaj që transmeton “Ukrinform”.

“Më 14 gusht, rusët vranë tre civilë në rajonin e Donjeckut: në Bakhmut, Soledar dhe Marinka. Trembëdhjetë persona të tjerë u plagosën”, ka shkruar Kyrylenko.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë