Është nënshkruar marrëveshja e huasë mes qeverisë shqiptare dhe Fondit Arab të Zhvillimit për përfundimin e plotë të rrugës Qukës-Qaf Plloçë.
Kredia do të jetë 49 mln dollarë, ndërsa më herët janë dhënë edhe 25 milionë dollarë.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj tha se ndërtimi i rrugës e cila do të shkurtojë distancën mes kryeqytetit dhe zonave të juglindjes, do të ndikojë në rritjen e turizmin, në zhvillimin e bujqësisë dhe të zonave përreth si dhe në hapjen e vendeve të reja të punës.
“Projekti është në zbatim dhe financohet me 25 milionë dollarë të nënshkruar më herët, dhe një hua tjetër nga Banka Islamike. Do të marrim edhe këtë hua për rrugën 44 km me 2 korsi. Kredia është me terma lehtësuese edhe pse jemi në kulmin e krizës. Afati do të jetë 25 vite, norma interesit është lehtësuese prej 2% dhe për 5 vite nuk ka pagesë principali”, tha Ibrahimaj.
Ajo shtoi se marrëdhëniet e tilla të ndërsjella po krijojnë bazat për të përfituar sa më mirë nga Integrimi Europian.
Segmenti prej 43 kilometrash i rrugës, Qukës Qafë-Plloçë është pjesë e korridorit rrugor Tiranë – Korçë dhe parashikon të shkurtojë me 1 orë rrugën nga kryeqyteti për në juglindje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



