Politike

Punonjësi i inceneratorit mori fonde nga BE, AZHBR: Plotësonte kriteret! Akuza, përbaltje e punës tonë

Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural u është përgjigjur akuzave të hedhur nga Partia e Lirisë dhe Ilir Meta se ka abuzuar me fondet e Bashkimit Europian, duke i dhënë mbi 300 mijë euro një punonjësi të inceneratorit të Elbasanit pa kryer verifikimet e nevojshme.

AZHBR hedh poshtë akuzat se nuk ka kryer verifikimet e nevojshme, por nuk mohon se punonjësi në fjalë ka marrë shumën e mësipërme nga fondet IPARD të Bashkimit Europian.

“AZHBR nuk ka kompetencë investigimi apo hetimi të proceseve por të konfirmojë bazuar në dokumentacionin provues nga institucionet kompetente. Subjektet e përmendura i janë nënshtuar verifikimit të plotë mbi statusin juridik, dëshmi penaliteti, vërtetim nga prokuroria/gjykata që nuk është subjekt nën hetim, si dhe kanë depozituar dokumentat që vërtetonin poseidimin e ligjshëm të tokës objekt aplikimi, në përputhje me kriteret e aplikimit të cilat janë të njëjta për të gjithë. Të gjithë keto dokumente janë kërkuar për subjektet që përmenden në media dhe janë konform rregullave dhe kërkesave të akredituara”, thotë AZHBR përmes një deklarate.

Agjencia deklaron se kriteret për përfitimin e këtyre fondeve janë të njëjta për të gjithë dhe ato janë hartuar në bashkëpunim dhe asistencën e Bashkimit Europian. Në deklaratë thuhet se AZHBR është institucion i akredituar nga BE dhe akuzat e Partisë së Lirisë cilësohen si përbaljte.

“Deklaratat e bëra ditët e fundit në media janë baltë e hedhur mbi AZHBR, për interesa politike dhe personale të individëve që i bëjnë ato, krejtësisht të pavërteta. Këto abuzime me tendencë nuk do të arrijnë të përbaltin kurrë punën intensive dhe me dedikim të 250 punonjësve të cilët kanë arritur ta kthejnë AZHBR në një institucion model në vend për efektivitet dhe transparencë”, mbyllet reagimi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë