Sociale

Ulen rastet dhe testimet, 167 të infektuar dhe 3 të vdekur nga Covid-19

Gazeta "Si"- Në 24 orët e fundit nga 374 testime kanë rezultuar 167 qytetarë të infektuar me COVID-19 dhe 733 të shëruar. Në 24 orët e fundit ka tre humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Berati 68 vjeç, dy qytetarë në 85-91 vjeç.

Qytetarët e infektuar janë në këto bashki:

50 në Tiranë, 23 në Lushnjë, 22 në Devoll, 10 në Divjakë, nga 7 qytetarë në Kavajë, Gramsh, nga 6 qytetarë në Berat, Dimal, nga 4 qytetarë në Has, Durrës, Patos, Sarandë, nga 3 qytetarë në Dibër, Mallakastër, Vlorë, nga 2 qytetarë në Pukë, Vorë, Delvinë, Finiq, nga 1 qytetarë në Mirditë, Fier, Kolonjë.

Janë 6,980 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 21 pacientë

Janë shëruar 733 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 307,135 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (8 Gusht 2022)

Raste të reja ditore 167

Të shëruar në 24 orë 733

Të shtruar në spitale 21

Humbje jete në 24 orë 3

Testime ditore 374

Testime totale 1,931,327

Raste pozitive 317,681

Raste të shëruara 307,135

Raste Aktive 6,980

Humbje jete 3,566

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3,481

Fier 703

Durrës 581

Vlorë 434

Elbasan 384

Gjirokastër 295

Korçë 283

Shkodër 214

Berat 211

Lezhë 207

Dibër 144

Kukës 43


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë