Ngjarje

Nuk ka mjekë, spitali në Taranto i punëson nga Shqipëria

ASL (Shërbimet mjekësore lokale) i Tarantos nuk di më ku të trokasë për të kërkuar mjekë të rinj dhe kështu drejtohen jashtë. Ato kanë marrë 4 mjekë nga Shqipëria të cilët do të mbulojnë urgjencat në spitalin Marianna Giannuzzi në Manduria, provincë e Tarantos.

Ditën e sotme (1 gusht) pritet arritja e mjekut të parë shqiptar. Ai është mjek që punon në urgjencën e një prej spitaleve të Tiranës.

Katër mjekët do të punësohen nga ASL e Tarantos për të mbushur mungesat e stafit. Njohës të gjuhës italiane, misioni i tyre u ra dakord midis autoritetit shëndetësor të Tarantos dhe autoritetit shëndetësor shqiptar. Ende nuk ka përfunduar pjesa burokratike e statusit të tyre si të huaj në Itali, kompetencat e së cilës i janë besuar strukturave të prefekturës dhe zyrës së emigracionit, e cila për momentin i ka dhënë leje qëndrimit për punë mjekut të parë.

Mjekët shqiptarë do të mbështeten nga mjekët që janë në urgjencë të cilët janë reduktuar në 4 nga 13 që kanë qenë.

E njëjta fuqi punëtore u reduktua edhe në të gjitha departamentet e tjera të spitalit me situatën ekstreme të ortopedisë ku punojnë vetëm dy specialistë dhe ka një specialist dhe tre kirurgë për kirurgji, dhe dy në radiologji.

“Ndihma e pazgjidhur”

Për këtë arsye ndihma shqiptare konsiderohet jo vendimtare. Në të gjithë spitalin janë në detyrë vetëm 25 mjekë të cilët duhet të sigurojnë ndihmë në katër departamente të kujdesit si mjekësi, kirurgji, ortopedi, nefrologji, një reanimacion dhe dy shërbime bazë si radiologjia dhe urgjenca

Sindikatat, ndërkohë, përveçse janë të shqetësuara për shëndetin e stafit, japin alarmin për cilësinë e ndihmës së konsideruar në disa raste “e pamjaftueshme”.

Në spital ka gjithashtu pak staf infermierësh.

Varfërimi i shërbimeve të Giannuzzi-t nisi me mbylljen e departamentit të obstetrikës dhe gjinekologjisë, e cila u pasua nga neonatologjia dhe më pas ajo e reanimacionit të kardiologjisë. Kjo solli edhe heqjen e shumë shtretërve dhe coi gradualisht në braktisjen e mjekëve të cilët kërkuan diçka më të mirë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë