Shendet

Terapi gjenetike e zemrës për të shpëtuar të rinjtë nga vdekja e papritur

Shkencëtarët thonë se së shpejti duhet të jenë në gjendje të kurojnë në mënyrë efektive sëmundjet e trashëguara, si ato të muskujve të zemrës, për të shpëtuar më shumë të rinj nga vdekja e papritur kardiake.
Fondacioni Britanik i Zemrës ka premtuar 30 milionë paund për studiuesit e gjeneve që besojnë se mund të korrigjojnë ADN-në e gabuar përgjegjëse sëmundjen.
Kardiomiopatitë mund të vrasin pa paralajmërim. Shumë anëtarë të së njëjtës familje janë shpesh në rrezik për shkak të gjenetikës së tyre.

Futbollisti Fabrice Muamba u rrëzua në fushë në moshën 23-vjeçare për shkak të problemeve me zemrën gjatë një ndeshjeje me Bolton në vitin 2012. Mjekët arritën ta ringjallën atë, por të tjerë – si ylli i futbollit nga Kameruni, Marc-Vivien Foe, kanë vdekur.
Ekipi hulumtues të cilit i janë dhënë fondet thotë se janë të bindur se terapia e tyre gjenetike mund të jetë gati për testim në provat klinike njerëzore brenda pesë viteve, tani që gjenet dhe defektet specifike gjenetike janë përgjegjëse për kardiomiopatitë.
Ata tashmë kanë bërë punë bazë në kafshë dhe qeliza njerëzore.
“E dhënë përmes një injeksioni në krah, terapia mund të ndalojë dëmtimin e zemrës tek ata që tashmë jetojnë me kardiomiopati gjenetike”, thonë ata.
Sipas ekspertëve mund të parandalohet zhvillimi i sëmundjes tek anëtarët e familjes që mbajnë një gjen të dëmtuar, por ende nuk e kanë zhvilluar gjendjen – duke kuruar në mënyrë efektive problemin.

Burimi: BBC/ Përshtati: Gazeta “Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë