Sociale

Tre viktima nga Covid dhe mbi 1.200 infektime. Pozitiviteti 52%

Gjatë 24 orëve të fundit, në vend janë regjistruar 1.261 qytetarë pozitivë me Covid-19 dhe tre viktima.

Në 2.667 testime, pozitiviteti rezulton 52%, në 24 orë.

Të infektuarit sipas bashkive:
442 në Tiranë, 81 në Durrës, 74 në Fier, 47 në Shkodër, nga 46 qytetarë në Lushnje, Vlorë, 44 në Berat, 37 në Elbasan, 36 në Sarandë, 29 në Kamëz, 27 në Lezhë, 23 në Gjirokastër, 21 në Kavajë, 20 në Korçë, 17 në Dimal, nga 15 qytetarë në Krujë, Vorë, Divjakë, Maliq, Kuçovë, nga 14 qytetarë në Kurbin, Himarë, nga 13 qytetarë në Vau i Dejës, Tepelenë, 11 në Patos, nga 9 qytetarë në Mallakastër, Prrenjas, nga 8 qytetarë në Kukës, Devoll, nga 7 qytetarë në Mirditë, Skrapar, nga 6 qytetarë në Malësi e Madhe, Gramsh, Librazhd, nga 5 qytetarë në Fushë Arrëz, Tropojë, Shijak, Dibër, Bulqizë, Delvinë, Peqin, nga 4 qytetarë në Has, Roskovec, Përmet, Pogradec, nga 3 qytetarë në Pukë, Rrogozhinë, Selenicë, nga 1 qytetar në Mat, Këlcyrë, Kolonjë, Poliçan, Cerrik.
Janë 9,175 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 31 pacientë. Në 24 orët e fundit ka tre humbje jete me Sars-Cov2: tre qytetarë nga Tirana të moshave 72-82 vjeç
Janë shëruar 1352 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 295,340 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (27 Korrik 2022)
Raste të reja ditore 1261
Të shëruar në 24 orë 1352
Të shtruar në spitale 31
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 2667

Testime totale 1,909,176
Raste pozitive 308,050


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë