Sekretarja për Marrëdhënien me Publikun në Partinë e Lirisë, Silva Caka, i ka kërkuar Autoritetit që të bëjë publikë emrin e plotë të shtetasit I.M. që figuron në dosjen e ish-Sigurimit të Shtetit me argumentin se ai nuk është Ilir Meta.
“Lidhur me vendimin 227, datë 17.5.2022, të Autoritetit të Dosjeve, të publikuar sot në media, konfirmojmë zyrtarisht se:
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Rexhep Meta nuk i është drejtuar kurrë Autoritetit të Dosjeve me asnjë kërkesë për informim.
Autoriteti i Dosjeve nuk i ka vendosur kurrë në dispozicion me kërkesë të tij, z.Ilir Rexhep Meta një dosje të ish-Sigurimit për shtetasin I.M
Vendimi i Autoritetit të Dosjeve, siç rezulton nga vendimi i është dorëzuar shtetasit I.M, që e ka kërkuar, në një ‘datë historike’, 17 majin e martesës Rama-Basha, por kurrë z.Ilir Rexhep Meta.
Ky vendim provon se Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Rexhep Meta nuk ka asnjë lidhje me shtetasin I.M.
I bëjmë thirrje Autoritetit të Dosjeve, që me një e-mail anonim justifikon këtë lojë të pështirë institucionale, politike dhe mediatike, kur e di shumë mirë brendinë e dosjes dhe pasojat e saj, të sqarojë menjëherë kush është shtetasi I.M”, tha Caka. Por ndryshe nga sa pretendon Caka në letren detguar Kuvendit dhe e bere publike më pas për mediat, Autoriteti shkruan se I.M. eshte ish-Presidenti i Republikës, Ilir Meta dhe jo ndonjë shtetas tjetër.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.