Muzeu Kombëtari Artit Mesjetar, në kuadër të programit “Edukimi Përmes Kulturës”, solli në vëmendjen e publikut vepra me temë “Origjina dhe artizanati”, pjesë e fondit të tij, duke u përqendruar tek qëndistaria. Muzeu publikoi Ikonën e Shën Gjergjit. Ajo vjen në stilin oriental, e qëndisur me fije ari dhe mëndafsh, si edhe e zbukuruar me elemente të tjerë, për t’i dhënë shkëlqimin e duhur.
Figura e shenjtit zë pjesën më të madhe të kompozimit. Ai paraqitet i hipur në kalë të bardhë, i veshur me armaturë të zbukuruar me motive floreale duke vrarë dragoin.
Qëndistaria, është një nga elementet kryesorë, tradicionalë, i kaluar brez pas brezi, kryesisht nga vajzat dhe përdorej jo vetëm për të zbukuruar veshjet, por përdorej edhe për të dekoruar ambientet e banimit.
Më herët, ministrja e Kulturës, Elva Margariti, është shprehur për ciklin e aktiviteteve “Origjina dhe artizanati”, duke thënë se “çdo element i trashëgimisë kulturore është një vepër arti më vete, e kuruar deri në detaj nga artizanët tanë”.
Në fokus te programit “Edukimi përmes Kulturës” do të jetë njohja me trashëgiminë kulturore, dhe përcjellja ndër breza e punëve të dorës si dhe njohja me krijmtarinë artistike, artizanale në qarkun e Korçës.
Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar, në fondet e tij përmban shumë elementë popullorë, të cilat ekspozohen si një shembull i mirë i pasurisë sonë kombëtare. (ATSH)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



