Keshilla

Prindërit nuk duhet të kritikojnë kurrë veten para fëmijëve

Ndonjëherë mund të jetë e lehtë të flasësh sikur fëmija juaj nuk është në dhomë por i vogli juaj mund të përvetësojë disa nga gjërat negative që ju thoni dhe këto mund të bëhen probleme në të ardhmen.

Ju mund të mendoni se fëmijët tuaj janë shumë të vegjël për të përvetësuar atë që thoni, por shpesh nuk është kështu.

Angela Karanja, psikologe fëmijësh dhe eksperte e prindërimit thotë se ajo që prindërit thonë para fëmijëve është me shumë mundësi ajo se çfarë do të mbajnë me vete gjatë gjithë jetës së tyre në një mënyrë ose në një tjetër, “kështu që është e rëndësishme të jeni të vetëdijshëm për gjërat që thoni dhe bëni, të cilat mund të jenë më të lehta për t’u thënë sesa për t’u bërë”.

Karanja ka shpjeguar saktësisht pse është kaq e rëndësishme të përdorni një gjuhë neutrale kur bëhet fjalë për fëmijët.

Duke folur për The Sun, ajo thotë se shumë prindër mendojnë se fëmijët janë të vegjël për të kuptuar por nuk është kështu.

“Fëmijët nuk arsyetojnë apo mendojnë objektivisht. Mendojeni trurin e tyre si një tokë: çfarëdo fare të bjerë mbi të, do të rritet dhe do të sjellë llojin e vet”.

Pas moshës shtatë vjeçare, Karanja shpjegoi se kjo është pika kur fëmijët fillojnë të mësojnë se si të mendojnë vetë.

Karanja tha se është veçanërisht e rëndësishme të mos përdorni gjuhë urrejtje ndaj vetes sepse fëmijët regjistrojnë.

Ju nuk duhet të thoni gjëra të tilla si ‘Unë jam një dështim’, ‘Unë jam i/e shëmtuar’ ose ‘Jam i/e shëndoshë’ kur fëmijët tuaj mund të dëgjojnë sepse këto komente mund t’i dëmtojnë ata.

“Si mund të rrisësh një fëmijë që po i ushqen idenë se prindërit e tij nuk kanë mendim pozitiv për veten?”

Karanja thotë se duke përdorur gjuhë urrejtje ndaj vetes në prani të fëmijëve, prindërit gjithashtu u mësojnë fëmijëve të mos kenë besim në vete e aq më pak tek prindërit që mendohet të jenë mbështetësit më të mëdhenj të fëmijëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë