Menaxhim

Balluku: Banorët te Unaza e Madhe do të kompensohen me bonus qiraje dhe më pas shtëpi. Përfshirë ata pa legalizim

Nga Gazeta “Si” – Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, në një inspektim në lotin e 5-të të Unazës së Madhe, njoftoi se banorët që do të shpronësohen për shkak të projektit do të kompensohen me 100% bonus qiraje në vitin e parë, 70% vitin e dytë dhe 30% vitin e tretë.

“Sipas VKM-së për procesin e shpronësimit, do të kompensohen edhe banorët që nuk kanë banesa të legalizuara me bonus qiraje e më pas do të marrin banesa, njësoj siç funksionoi dhe me kompensimet e tërmetit”, -shpjegoi ministrja.

Ajo tha edhe se  vetëm 10% e punimeve janë kryer deri tani në këtë lot. Kreu i ARRSH-së, Ervis Berberi,  tha se gjatë punimeve ka pasur disa pengesa, ndër të cilat edhe predha nën tokë.

Unaza e Madhe e kryeqytetit përbën një segment prej 27 kilometrash të gjatë. Përfundimi i saj në vitin 2023 synon të lehtësojë trafikun brenda Tiranës, ndërsa e lidh kryeqytetin me të gjitha rrugët dalëse kombëtare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë