Shendet

Diabeti dhe presioni i lartë i gjakut/ Pse sëmundjet ‘urbane’ po prekin më shumë refugjatët?

Profili i njerëzve që regjistrohen në dy qendrat shëndetësore në kampin e refugjatëve Mahama, në Ruanda, po ndryshon.
Mjekët nuk po fokusohen më në sëmundje të tilla si malaria dhe diarreja, por tek ato jo transmetuese si diabeti dhe hipertensioni. Dhe pacientët janë në mosha të reja.
Mes të regjistruarve është edhe një 6-vjeçar me hipertension (presion të lartë të gjakut), një fëmijë 2-vjeç me probleme të frymëmarrjes, një grua në të 40-at e hershme me insuficiencë renale që ka nevojë për transplant të veshkave dhe një vajzë 20 vjeçare e cila u diagnostikua me diabet.
“Këtu, sëmundjet ngjitëse si malaria dhe diarreja nuk janë më problem. Ne kemi një furnizim të mirë me ujë dhe parandalimi e menaxhimi i sëmundjeve ngjitëse po shkon mirë. Tani, po shohim më shumë sëmundje jo të transmetueshme që janë prioritet,” thotë Philbert Munyemana, drejtues klinik për qendrën shëndetësore Mahama 2.
Më shumë se 1200 pacientë me sëmundje jo të transmetueshme janë të regjistruar në qendrat shëndetësore të kampit, që përbëjnë rreth 5% të numrit total të rasteve.
Dieudonne Yiweza, oficer i lartë rajonal i shëndetit publik për Afrikën në agjencinë e OKB-së për refugjatët, UNHCR, tha se sëmundjet jo kronike, të lidhura tradicionalisht me të moshuarit që jetojnë në mjedise urbane më të zhvilluara, po prekin njerëzit në kampet e refugjatëve në një moshë më të re.

“Kushtet ku jetojnë refugjatët mund të përshpejtojnë shfaqjen dhe përkeqësojnë sëmundjet. Diabeti mund të çojë në probleme me sytë dhe hipertensioni mund të sjellë komplikime të ndryshme, duke përfshirë goditjen në tru. Tani, është shumë e zakonshme të shohësh njerëz të rinj 10- 15 vjeç që kanë një goditje në tru,” shton Yiweza.

Foto ilustruese-Refugjatë në kampe-Gazeta “Si”-25.07.2022.


Sëmundjet jo të transmetueshme përbëjnë shtatë nga 10 shkaqet kryesore të vdekjes në botë. Pa një sistem të fortë të kujdesit parësor shëndetësor, këto sëmundje nuk njihen derisa të shkaktojnë paaftësi të kosiderueshme ose vdekje të parakohshme. Ato gjithashtu i bëjnë njerëzit më të prekshëm ndaj sëmundjeve infektive.
Yiëeza pranon se sëmundjet jo të transmetueshme shpesh anashkalohen në mjediset e refugjatëve.
Qendrat shëndetësore kryejnë kontrolle në komunitet të paktën katër herë në vit. Kjo përfshin testimin e presionit të gjakut dhe niveleve të sheqerit në gjak për të kontrolluar hipertensionin dhe diabetin.
Vitin e kaluar, në kamp filloi depistimi për kancerin e qafës së mitrës dhe të gjirit – dy kanceret që prekin më shumë gratë në Ruandë. Në dy seancat e deritanishme, stafi ekzaminoi 285 persona dhe gjeti shtatë gra me kancer gjiri, një grua që kishte zhvilluar shenja të kancerit të qafës së mitrës dhe 25 gra me gjendje prekanceroze të qafës së mitrës.

Burimi: The Guardian / Përshtati: Gazeta “Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë