Gazeta Si – Atletja 22-vjeçare, Sydney McLaughlin, këtë herë e ekzagjeron dhe firmos një arritje legjendare në Botërorin e atletikës. Dikush e krahason paraqitjen e saj me kërcimin 8.90 të Bob Beamon në Meksikë 1968.
Sydney McLaughlin ka regjistruar një nga arritjet më të mëdha në historinë e atletikës. Tre vjet pas argjendit në Doha, fiton në 400 metra me pengesa me kohën e jashtëzakonshme 50”68.

Atletja 22-vjeçare, duke u nisur nga 52”16, rekordi i katërt botëror në 13 muaj, i ka hequr të mëparshmit 73/100. Shumë! Gara e saj ishte një vepër arti. Vajza e lindur në New Jersey, në sulm që nga barriera e parë tek e dhjeta, vrapoi me një ritëm të tërbuar.
Asnjë gabim, asnjë stonim. Plotësisht i merituar shpërblimi prej 100.000 dollarësh për McLaughlin. Ato që u ngjitën bashkë me të në pod, – holandezja Femke Bol (52”27) dhe amerikanja tjetër Dalilah Muhammed (53”13), – ishin larg 1”59 dhe 2”45.
“Tani dua të mendoj se çfarë muresh të tjerë mund të rrëzoj, – ka thënë Sydney me ton serioz, si gjithmonë. – Dua të rritem edhe më shumë.
Vrapova ashtu siç trajneri Bobby Kersee më kërkoi të vrapoja. Bashkë duhet të flasim për objektiva të rinj. Kjo është arritja e një grupi, e një stafi të tërë”.
Mes objektivave të rinj të mundshëm pritet të jetë ai i 100 metrave me pengesa. Të shohim çfarë mund të bëjë kjo atlete, pas një paraqitjeje të tillë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



