Treg

Ulet çmimi i naftës dhe i benzinës. Gazi nuk ndryshon

Nga Gazeta “SI” Nafta me pakicë do të tregtohet me 226 lekë/litër duke u ulur me 6 lekë nga dita e djeshme dhe ajo me shumicë 214 lekë/litër, duke u ulur me 2 lekë.

Bordi i Transparencës njoftoi se çmimet e reja do të hynë në fuqi pasditen e 22 korrikut, deri në një vendim tjetër për ndryshim.

Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës është ulur me 5 lekë për litër nga dita e djeshme duke arritur në 211 lekë për litër. Ndërsa ajo me shumicë, u ul po ashtu me 5 lekë, në 199 lekë.

Çmimi i shitjes me pakicë dhe shumicë i gazit, vazhdon të jetë i njëjtë, 81 dhe 69 lekë/litër.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm, Bordi do të vendoset pezullimi i aktivitetit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë