Ngjarje

Fuqia e pasaportës shqiptare rritet me dy pozicione në rang botëror

Nga Gazeta “SI” – Pasaporta e Shqipërisë renditet në vendin e 53-të sipas fuqisë së saj për vitin 2022 nga matjet e Indeksit të Henley&Partners, (renditja nis nga numri 1, pasaporta më e fuqishme në botë.)

Sipas këtij Indeksi, mbajtësit e pasaportës shqiptare mund të udhëtojnë në 115 vende. Shqipëria është ngritur me dy vende nga një vit më parë, që renditej e 55-ta, por aksesonte përsëri po 115 vende. Pasaporta shqiptre njësoj si në 2021-shin, lë pas Turqinë në vendin dhe pasaporta të vendeve të tjera si Kuvajti, Arabia Saudite etj.

Ndërsa sipas matjeve të Arton’s Capital,  vendi ynë renditet i 42-ti për fuqinë e pasaportës.

Sipas Indeksit një qytetar që mban pasaportën shqiptare mund të lëvizë lirisht në 113 shtete, me viza në 85 shtete, pa viza në 63 shtete dhe me identifikim elektronik vetëm në 3 shtete.

Pasaporta shqiptare mund të “prekë” vetëm 57% të botës.

Sipas grafikut krahasues të ndërtuar nga Indeksi i Arton’s, pasaporta shqiptare ishte më e fuqishme në vitin 2019, kur kishte akses në 116 shtete. Ndërsa në 2021-shin, një shtetas i Shqipërisë mund të lëvizte lirisht në 101 vende.

Henley&Partners e rendit Kosovën në vendin e 104-të me 41 shtete të aksesueshme, ndërsa Indeksi Global i Pasaportave nga Arton’s, e rendit atë në vendin e 82-të nga fuqia dhe mund të vizitojë vetëm 53 vende. Një shtetas i Kosovës ka akses në vetëm 27% të.

Pasaportat më të fuqishme, sipas H&P,  vazhdojnë t’i kenë Japonia me 193 vende, Singapori dhe Koreja e Jugut me 192, por lista dominohet nga vendet europiane. Renditja vijon me Gjermaninë, Spanjën, Finlandën, Italinë, Luksemburgun etj, duke u listuar si pasaportat më të mira për tu pasur.

Lista e pasaportave më të këqija kryesohet nga Afganistani, i cili ka akses lëvizje në vetëm 27 vende, ndjekur nga Iraku, Siria, Pakistani, Jemeni etj.

Sipas të njëjtit Indeks, për vitin 2022, vendi që mund të aksesohet më lehtë janë Emiratet e Bashkuara Arabe.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë