Ndërkohë që gjithë Europa po përballet me valë të nxehti, ekspertët paralajmërojnë se është e rëndësishme që të pini më shumë ujë se normalisht pasi trupi juaj po humbet lëngjet me një ritëm më të lartë.
Ka më shumë gjasa të dehidratoheni kur është vapë, kështu që pirja e ujit në mot të nxehtë dhe të lagësht ndihmon për të luftuar dehidratimin. Pirja e ujit gjithashtu ndihmon në uljen e temperaturës së trupit.
Zakonisht rekomandohet që të pini rreth tetë gota uji në ditë që është e barabartë me 1.5-2 litra në ditë. Por në mot të nxehtë dhe veçanërisht kur jeni në lëvizje, kërkesa e trupit për ujë rritet dhe sasia duhet të shtohet deri në tre litra ujë në një ditë të nxehtë. E rëndësishme është gjithashtu që kjo sasi të konsumohet gjatë gjithë ditës, jo në një kohë të shkurtër.
Cilat janë shenjat e dehidrimit?
Shenjat më të zakonshme të dehidrimit përfshijnë:
Ndjenjën e etjes
Ndjenja e marramendjes
Ndjenja e lodhjes
Gojë, buzë dhe sy të thatë
Urinim më pak se katër herë në ditë
Për të reduktuar rrezikun e dehidrimit, rekomandohet të pini ujë rregullisht dhe kur ndjeni ndonjë nga simptomat e mësipërme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



