Sociale

Rriten infektimet dhe numri i vdekjeve/ 1846 raste të reja dhe dy humbje jete

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë kryer 3821 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1846 qytetarë.

Numrin më të madh të infektimeve e ka Tirana me 750 raste në ditë. Më pas vjen Durrësi dhe Vlora.   

Aktualisht janë 9,146 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Ndërkohë, në spitalin COVID3 po marrin trajtim 30 pacientë.

Në 24 orët e fundit ka dy humbje jete me Sars-Cov2: dy qytetarë nga Tirana të moshave 67-81 vjeç.

Statistika (19 Korrik 2022)

Raste të reja ditore         1846

Të shëruar në 24 orë      1899

Të shtruar në spitale          30

Humbje jete në 24 orë         2

Testime ditore                  3821

Testime totale               1,889,151

Raste pozitive                  298,578

Raste të shëruara              285,912

Raste Aktive                        9,146

Humbje jete                         3,520


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë