5 netë festivali “Gjon Mili, Jazz & Blues” mbajti mbërthyer adhuruesit e kësaj rryme në Tiranë dhe Korçë.
Nën moderimin e Stenaldo Mëhillit dhe Elona Islamajt, në datat 12, 13, 14 korrik, festivali u zhvillua te Reja në Tiranë, si dhe në pedonalen e Korçës në datat 15-16 korrik.
Ishin të shumtë ata që shijuan magjinë e muzikës Jazz & Blues nga artistët shqiptarë dhe të huaj si, grupi finlandez “Pylkkanen Nu Botega, grupi “Kejdi Barbullushi Trio, grupi “Just Trio”, grupi Austriak “TechRider – Julie Island guitar-trio”, grupi “Ermal Rodi Quartet”, grupi “Philippos Nakas Big Band Selanik” si dhe grupi “Ivanov Quartet”.
“Gjon Mili Jazz & Blues Festival” synon promovimin e figurës së Gjon Milit, si e vetmja urë lidhëse që kombi shqiptar ka me historinë botërore të muzikës Jazz dhe Blues, duke e bërë pjesë të trashëgimisë kulturore dhe artistike të Shqipërisë.
Lindja e këtij festivali u motivua nga realizimi i projektit “Ëndrra e Gjon Milit” në vitin 2019, mbështetur nga Ministria e Kulturës.
Ky aktivitet u organizua në kuadër të titullit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë për vitin 2022 dhe zbatohet nga Kongresi Rinor Kombëtar në bashkëpunim me organizatën “RIAS, Muzika për të Rinjtë” dhe me mbështetjen e bashkisë Tiranë, dhe një përfaqësi institucionesh kombëtare dhe ndërkombëtare në vend. (ATA)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



