Menaxhim

Sllovenia dhe Hungaria shpallin krizën energjitike dhe masat. Nga ndalimi i eksporteve tek rritja e çmimit për familjarët dhe bizneset

Qeveria e Sllovenisë deklaroi emergjencën e nivelit të parë në prodhimin e elektricitetit, siç njoftoi kryeministri Robert Golob. Ai tha se di të ndërtohet një termocentral gjigand i energjisë solare me kapacitet 1 GW, deri në 2025-n, që të mbulojë nevojën e 1/3 të familjarëve. Çmimet e energjisë do të ngrihen nga 1 shtatori.

Pak pasi Agjencia e Energjisë në Slloveni njoftoi për kujdes në konsumin dhe furnizimet e gazit, duke nënkuptuar masa të pazakonta për të ruajtur stabilitetin.

Kryeministri Robert Golob, tha se qëllimi është të ruhet sasia e nevojshme për dimrin, nga nafta tek gazi e qymyri.

Në një intervistë ai u shpreh se dhe shpallja e krizës është dhe një mënyrë për të bërë njerëzit të kursejnë energji. Për planet e dimrit, ai tha se do të ngrijë c çmimet e energjisë elektrike për familjet dhe bizneset e vogla për një vit, nisur nga 1 shtatori 2022.

Energjia solare do të mbajë faturat e ulëta për 40 vite

Termocentrali fotovoltaik do të prodhojë energji me çmime të përballueshme tha Golob dhe askush nuk ka pse të shqetësohet për 40 vite të tjera.

Ministri i Infrastrukturës Bojan Kumer tha se ngrirja e çmimeve do të shoqërohet me optimizimin e zinxhirit të furnizimit në mënyrë që furnizuesit të shesin energji elektrike me fitime më të vogla.

Zëri në fatura që mbulon kontributin për energjitë e rinovueshme do të përgjysmohet dhe tatimi mbi vlerën e shtuar do të ulet në 9.5%. Akciza për energjinë elektrike më herët është ulur me 50%.

Tarifa më e lartë për familjet dhe firmat e vogla do të vendoset në 11.8 eurocent për kilovat orë, krahasuar me 8.2 cent për tarifën më të ulët dhe 9.8 cent për tarifën e vetme. Kumar vlerësoi se këto masa do të rrisin  kursimet vjetore në 15% deri në pothuajse 60%.

Hungaria po ashtu ka deklaruar emergjencën energjitike dhe masat për të, ku përfshihet ndalimi i eksportit të energjisë, rritje e prodhimit të gazit natyror dhe qymyrit. Si edhe rritje të çmimit të elektricitetit dhe gazit për familjet që konsumojnë më shumë.

Ndalimi i eksportit të energjisë mund të shkaktojë një mosmarrëveshje midis vendeve anëtare të Bashkimit Europian pasi administrata në Bruksel insiston në solidaritet kur bëhet fjalë për furnizimin me gaz natyror. Vendet fqinje po ndjekin nga afër zhvillimet. Midis tyre është Serbia, e cila ka një marrëveshje për të ruajtur stokun e gazit në Hungari dhe ka nevojë për importe të energjisë elektrike dimrin e ardhshëm.

Gjendja e jashtëzakonshme u shpall nga Gergely Gulyás, shefi i kabinetit të kryeministrit Viktor Orbán. Lufta në Ukrainë dhe sanksionet e BE-së kundër Rusisë kanë nxitur një rritje dramatike të çmimeve të energjisë në të gjithë Europën, duke shkaktuar një krizë energjetike, tha ai.

Gulyás tha se ekziston një mundësi e madhe që Europa të mos ketë mjaftueshëm gaz natyror për sezonin e dimrit, duke shtuar se plani hungarez hyn në fuqi më 1 gusht.

Gazi në magazinë aktualisht mund të mbulojë konsumin për vetëm tre muaj./Marrë nga Balkanenergynews/përshtati Gazeta “SI”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë