Sipas imunologëve, vaksina Pfizer e Covid-19, mund t’u jepet fëmijëve edhe pas një reaksioni alergjik të dyshuar ndaj dozës së parë ose një alergjie të dyshuar ndaj përbërësve të vaksinës, polietilen glikol (PEG) ose polisorbat.
Alergologët raportuan më parë se dozat e dyta mund t’u jepen të rriturve me reaksione të dyshuara ndaj dozës së parë.
Rezultatet e studimit që përfshin një numër të vogël fëmijësh u botuan të mërkurën në “Journal of Alergy and Clinical Immunology: In Practice”.
Në një klinikë të specializuar vaksinash, nëntë fëmijë u vlerësuan pasi patën një reaksion alergjik ndaj dozës së parë të vaksinës, duke përfshirë tre që përjetuan anafilaksi potencialisht kërcënuese për jetën.
Të nëntë fëmijët, duke përfshirë një që ishte i mjekuar paraprakisht, morën dozën e dytë dhe patën simptoma minimale ose pa simptoma”, thanë studiuesit.
Tre fëmijë të tjerë me histori të reaksioneve të mundshme PEG/polisorbat, zgjodhën gjithashtu të merrnin vaksinën në klinikë dhe i toleruan të dyja dozat pa simptoma alergjike.
“Çdo fëmijë që përjeton anafilaksi të mundshme pas vaksinimit duhet të vlerësohet absolutisht,” tha udhëheqësi i studimit Joel Brooks i Spitalit Kombëtar të Fëmijëve në Uashington në një njoftim për shtyp.
Ai shtoi se përfitimet dhe rreziqet duhet të peshohen me kujdes kur bëhet fjalë për një dozë të dytë.
Burimi:Reuters/Përshtati:Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




