Ngjarje

Sulmi kibernetik rihap sportelet fizike të Gjendjes Civile

Pak më shumë se një muaj e gjysmë nga mbyllja e tyre, Ministria e Brendshme njoftoi se do të rihapë sportelet fizike për të ofruar shërbimet thelbësore për qytetarët dhe gjendjen civile.

Sipas njoftimit të bërë nga Ministria e Brendshme, hapja e sporteleve do të jetë e përkohëshme.

“Kjo është një situatë tërësisht e përkohshme e diktuar nga sulmi kibernetik i sinkronizuar jashtë Shqipërisë, për të cilin po kryhet një kundërofensivë nga AKSHI dhe aleatët tanë për t’u rikthyer në normalitet shumë shpejt”.

“Shërbimet qeveritare online janë një histori suksesi në Shqipëri pavarësisht ngërçit momental të krijuar prej sulmit kibernetik. Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për vështirësitë e krijuara”, mbyllet reagimi i Ministrisë së Brendshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë