Shendet

Infektimi nga Covid-19 rrezikon dyfish më shumë adoleshentët se të moshuarit

Ndryshe nga sa mendohej, adoleshentët tashmë preken më shumë nga Covid-19.

Një studim i ri, i publikuar në “Jama Network” dhe i kryer në 19 shtete amerikane, mbi një grup popullsie midis 10 dhe 65 vjeç, ka zbuluar, se si adoleshentët dhe të rinjtë kishin një rrezik pothuajse të dyfishtë për t’u prekur nga Covid-19 në krahasim me të moshuarit.

Sipas të dhënave më së shumti të rrezikuar ishin ata nga mosha 10-vjeç deri në moshën 18-vjeç.

Studiuesit e Kolegjit Mjekësor të Nju Jorkut donin të kuptonin nëse të rinjtë janë me të vërtetë më pak të rrezikuar. Gjithashtu për të qenë në gjendje të japin informacion të dobishëm për parandalimin e infeksioneve të reja.

Për kërkimin e tyre, ata zgjodhën 19 vende ku infeksioni kishte arritur kulmin deri në vjeshtën e vitit 2020. Grup moshat përfshinin adoleshentët (10 deri në 19 vjeç), të rinjtë (15 deri në 24 vjeç ose 18 deri në 24 vjeç), adoleshentët dhe të rinjtë së bashku (mosha 10 deri në 24 vjeç) dhe të moshuarit (të moshës 60 deri në 65 vjeç e lart).

Të dhënat u analizuan midis qershorit të vitit 2021 dhe janarit 2022.

Objektivi i studimit ishte të krahasonte shkallët e incidencës dhe rrezikun relativ të infeksionit origjinal të Covid-19.

Në 16 nga 19 shtetet, shkalla e incidencës së infeksionit të Covid-19 tek adoleshentët dhe të rinjtë ishte dukshëm më e lartë se tek të moshuarit.

Për shembull, në Florida, adoleshentët dhe të rinjtë kishin pothuajse dy herë më shumë gjasa të prekeshin nga Covid-19 sesa të moshuarit.

Rezultatet tona për infeksionin origjinal Sars-CoV-2, shkruajnë studiuesit, janë në përputhje me ato të raportuara në Mbretërinë e Bashkuar për variantin Delta.

Sipas të dhënave ka më shumë gjasa që rreziku më i madh i tyre të jetë, për shkak të faktit se adoleshentët kanë më shumë kontakte sesa të rriturit dhe se të moshuarit. Ekspertët shprehen se duhen marrë masa për këtë grupmoshë.

Burimi:La Stampa/Përshtati:Gazeta “Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë