Atletike

Frajser-Prajs mbretëresha e pavdekshme e 100 metrave, trisi i parë xhamajkian

Gazeta Si – Në një ditë ku Shtetet e Bashkuara të Amerikës fitojnë 4 trofe nga 7 në lojë (një tripletë dhe dy dopieta), kopertina shkon për Sheli-An Frajser-Prajs. Në garën e 100 metrave në Botërorin e atletikës ajo ka fituar titullin e 5-të.

Asnjë femër më parë nuk ka arritur deri këtu. Atletja xhamajkiane, me kohën rekord 10″67 (+0.8), i ka dhuruar vendit të saj ‘en-plein’ e parë në histori. As Usain Bolt me shokë nuk ia kanë dalë më parë.

Sheli-An Frajser-Prajs mbërrin e para në finish. Gazeta Si, 18 korrik 2022

Medalja e argjendtë në 100 metra u fitua nga Sherika Xhekson- Uilliams (10”73), kurse medalja e bronzit u fitua nga Alaine Tompson (10”81).

Janë tre sportistet që kanë pushtuar podin olimpik të Tokios, por në shkallë të ndryshme. Një vit më parë renditja ishte Tompson, Frajser-Prajs dhe Xhekson-Uilliams.

Sheli-An është 35 vjeç. Duke përfshirë edhe meshkujt, ajo është sportistja më e vjetër në moshë që fiton një titull botëror individual, duke kaluar Xhastin Gatlin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë