Sociale

Covid-19/1062 qytetarë të infektuar në 24 orët e fundit, gjysma e tyre në Tiranë

Gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 2115 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1062 qytetarë, në këto bashki:
520 në Tiranë, 99 në Fier, 82 në Durrës, 40 në Lushnje, 34 në Sarandë, 33 në Shkodër, 29 në Vlorë, 24 në Kamëz, nga 23 qytetarë në Divjakë, Berat, 19 në Kavajë, 12 në Gramsh, nga 10 qytetarë në Vorë, Mallakastër, nga 9 qytetarë në Tepelenë, Dimal, nga 8 qytetarë në Roskovec, Patos, Gjirokastër, 7 në Lezhë, nga 6 qytetarë në Vau i Dejës, Himarë, nga 5 qytetarë në Mirditë, Shijak, Krujë, Poliçan, 4 në Kurbin, nga 3 qytetarë në Pukë, Finiq, Përmet, nga 2 qytetarë në Selenicë, Delvinë, Elbasan, nga 1 qytetar në Kukës, Tropojë, Rrogozhinë, Kolonjë. 
"Janë 9,564 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 32 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 768 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 283,224 që nga fillimi i epidemisë", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                5,644
Durrës           844
Fier           783
Vlorë      511
Shkodër           431
Berat   323
Elbasan            288
Gjirokastër   217
Lezhë     205
Korçë      164
Dibër        100
Kukës         54


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë