Asnjë humbje jete dhe 1461 raste të reja janë raportuar nga Ministria e Shëndetësisë 24 orët e fundit.
Në këtë interval kohor janë kryer 3190 testime dhe janë shëruar 419 persona duke e dërguar numrin e të shëruarve në 281,470 që nga fillimi i epidemisë.
Qytetarët që kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 janë: 562 në Tiranë, 111 në Durrës, 65 në Shkodër, 64 në Vlorë, 53 në Fier, 46 në Elbasan, 45 në Lushnje, 43 në Berat, 39 në Kamëz, 36 në Sarandë, 31 në Gjirokastër, 28 në Lezhë, nga 26 qytetarë në Vau i Dejës, Divjakë, 22 në Korçë, 21 në Kavajë, 19 në Krujë, 18 në Kurbin, 16 në Patos, 14 në Vorë, nga 12 qytetarë në Shijak, Himarë, Kuçovë, nga 11 qytetarë në Mallakastër, Gramsh, 10 në Dimal, nga 8 qytetarë në Dibër, Roskovec, nga 7 qytetarë në Pukë, Kukës, Tepelenë, nga 6 qytetarë në Kolonjë, Skrapar, Poliçan, nga 4 qytetarë në Malësi e Madhe, Mirditë, Rrogozhinë, Përmet, Devoll, Librazhd, nga 3 qytetarë në Tropojë, Mat, Selenicë, Delvinë, Memaliaj, Pogradec, nga 2 qytetarë në Libohovë, Dropull, Këlcyrë, Maliq, nga 1 qytetar në Fushë Arrëz, Klos, Konispol.
Janë 8,930 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 30 pacientë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.