Taksa

10 mijë subjekte nuk deklaruan punonjësit gjatë 2021-shit. Shërbimet me informalitetin më të madh

Nga Gazeta “SI”95.214 punonjës nuk deklaruan pagat e tyre gjatë vitit 2021 në Shqipëri, të punësuar në 10.154 subjekte.

Sipas raporti të fundit të Drejtorisë së Tatimeve, këto janë shifrat që janë kapur nga Drejtoria e Menaxhimit të Riskut dhe jo totali në vend.

Sipas statistikave, sektori me më shumë informalitet rezulton ai i shërbimit të ushqimeve dhe pijeve, me 526 subjekte informale. Ndjekur nga tregtia me shumicë, me 439 dhe tregtia me pakicë, 316. Sektori i ndërtimit, numëron 249 subjekte informale, sektori i prodhimit të produkteve ushqimore, 208, transporti tokësor 186. Sektori i akomodimit 126.

Ndërkohë të papërcaktuar sipas llojit të aktivitetit janë 1.634 subjekte informale. Të gjitha këto, në raport me 110.000 subjekte aktive në vendin tonë.

Nga të gjitha llojet e shkeljeve, Tatimet kanë penalizuar 108 tatimpagues pasi janë konstatuar me punonjës të padeklaruar, nga të cilët 40 subjekte janë biznes i madh” dhe 68 subjekte janë biznes i vogël.

Për të gjithë vitin janë penalizuar 80 tatimpagues  për shkeljen e moslëshimit të kuponit tatimor dhe 29 tatimpagues janë konstatuar se nuk kanë pasur të instaluar pajisjet fiskale. 29 të tjerë nuk i mbanin pajisjet fiskale në gjendje pune.

40 tatimpagues janë konstatuar se dispononin mallra pa dokumentacion tatimor. 47 subjekte të paregjistruara në organin tatimor dhe 171 shkelje të tjera të legjislacionit tatimor të konstatuara

Vlera totale e këtyre penaliteteve raportohet 26.6 mln lekë, sipas DPT-së.

Më tej, raporti tregon se gjatë vitit 2021 janë rritur bizneset që kërkojnë rimbursim, 46% se në 2020-n dhe 42% nga pritshmëritë.

Janë rimbursuar 1.244 kërkesa, me vlerë 24.1 mln lekë dhe sipas Drejtorisë, shqyrtimi është ëbrë në kohë, duke shmangur krijimin e një stoku.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë