Një imunolog ka paralajmëruar se nën varianti i ri i Covid-19 mund të shkaktojë simptoma të ndryshme, përfshirë djersitjen e tepërt gjatë natës.
Omicron BA.5 është një nën variant shumë ngjitës që shkaktuar një valë të re infektimesh në shumë vende.
Shkencëtarët kanë gjetur dallime me shtamet e mëparshme, duke përfshirë aftësinë për të riinfektuar njerëzit brenda javësh nga infektimi me Covid-19.
“Një simptomë shtesë nga BA.5 që pashë këtë mëngjes është djersitja e natës,” tha profesori Luke O’Neill nga Kolegji “Trinity” Dublin.
BA.5 po shkakton një rritje të rasteve në një numër vendesh së bashku me BA.4, duke përfshirë në të gjithë Evropën. Ai gjithashtu u bë varianti dominues në SHBA këtë javë.
“Sëmundja është paksa e ndryshme sepse virusi ka ndryshuar. Por, e rëndësishme është që nëse jeni të vaksinuar sëmundja nuk përparon duke ju dëmtuar”, tha O’Neill.
BA.5 u zbulua për herë të parë në Afrikën e Jugut në shkurt, një muaj pasi BA.4 u identifikua në të njëjtin vend. Që atëherë të dy janë përhapur në të gjithë botën dhe kanë shkaktuar shqetësim, për një ringjallje të infeksioneve Covid-19.
Rritja vazhdon të nxitet nga nënvariantet Omicron BA.4 dhe BA.5, tha Zyra për Statistikat Kombëtare të Britanisë.
Sipas tyre kjo barazohet me 2.7 milion infeksione – 18 përqind më shumë se një javë më parë.
Burimi:The Independent/Përshtati:Gazeta: “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




