Nga Gazeta Si – Myslimanët kudo në botë festojnë sot festën e Kurban Bajramit, e njohur si Festa e Sakrificës.
Në Sheshin Skënderbej, mëngjesin e kësaj të shtune besimtarët myslimanë kanë qenë të shumtë në numër duke falur namazin.
Pas riteve fetare dhe faljes së namazit të Bajramit, ata u shpërndanë në shtëpitë e tyre, ku vijojnë me vizitat e të afërmve, therjen e Kurbanit e shpërndarjen e saj.





Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bajram Spahiu, në mesazhin e tij u ndal në një sërë çështjesh, mes të cilave te largimi i të rinjve dhe varfëria.
Kjo ditë shënon vullnetin e Ibrahimit (Abrahamit në Bibël) për të sakrifikuar djalin e tij, sipas urdhrave të Zotit. Myslimanët e shënojnë këtë ditë duke bërë kurban një dele ose një dhi. Mishi ndahet mes pjesëtarëve të familjes, mes miqve dhe i dhurohet të varfërve.
Kurban Bajrami është një nga dy ditët më të rëndësishme në kalendarin e besimtarëve myslimanë bashkë me Fitër Bajramin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



